Ndodh edhe kjo! Shkon për të vjedhur, por pi mbidozë metadoni, arrestohet 34-vjeçari në Finiq (Emri)

ndodh edhe kjo shkon per te vjedhur por pi mbidoze metadoni arrestohet 34 vjecari ne finiq emri
ndodh edhe kjo shkon per te vjedhur por pi mbidoze metadoni arrestohet 34 vjecari ne finiq emri 1

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për vjedhje, por ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Ermir Murto, i cili është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni. Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Sipas policisë, qëllimi i 34-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts