“Ndodh edhe në dogana dhe Tatime”, analisti për videoskandalin e Safet Gjicit: Ngjarje tronditëse! Duhet të hyjë në burg

ndodh edhe ne dogana dhe tatime analisti per videoskandalin e safet gjicit ngjarje tronditese duhet te hyje ne burg
ndodh edhe ne dogana dhe tatime analisti per videoskandalin e safet gjicit ngjarje tronditese duhet te hyje ne burg

Video skandali i ish- kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe pasojat prej saj, po diskutohen sot në emisionin “Open” në News24.

I ftuar në studio, analisti Fitim Zekthi ka deklaruar se abuzimi me detyrën nga zoti Gjici meriton të ndëshkohet me burg.

Ai e ka konsideruar skandalin si një ngjarje me përmasa tronditëse që ka nxjerrë në pah faktin që jetojmë në një vend që politika nuk kupton rëndësinë e pushtetit dhe përgjegjësinë para ligjit.

“Ai personifikon shumë zyrtarë shqiptar, ndodh në tatime, në dogana, edhe atje ndodh e njëjta gjë”, tha ai.

[embedded content]

Pjesë nga biseda:

Zekthi: Një skandal i kësaj përmase është tronditës për shoqërinë, ngjarje që dëshmon se kemi një politikë që nuk kupton përgjegjësinë para ligjit.
Ngjarja më e rëndë mund të jetë një komplot ndaj zotit Gjici, mund të jetë një grup kriminal që shantazhon.
Por ajo që kreu zoti Gjici është abuzim me detyrën dhe ai hyn në burg në mënyrë automatike.
Një shkelje e tillë meriton burg. Zonja duket të jetë në kushtet e prostitucionit.
Gjici personifikon shumë zyrtarë shqiptar, ndodh në tatime, në dogana, edhe atje ndodh e njëjta gjë.

Pano: Ky është dëmi më i madh që i bëhet politikanit dhe institucionit. Kush është viktima dhe kush agresori?

Zekthi: Viktimë është populli

Pano: Viktimë nuk është zonja sepse ofron shërbime seksuale ndaj një pushtetari pa dhunë. As Gjici nuk është viktimë, edhe nëse dikush mund të thotë se është filmuar për tu shantazhuar. Viktimë këtu janë shqiptarët, sepse pas kësaj videoje besojnë më pak tek institucionet, ka më pak shpresë.
Imagjinoni dhjetëra mijëra kuksianë që kanë ikur në Angli, si përkthehet një akt i tillë turpi për ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts