Ndodh në Itali, gruaja me COVID arratiset nga spitali disa ditë pasi solli në jetë fëmijën

Një grua, pozitive me COVID-19 është arratisur nga një spital në Palermo të Italisë, pak pasi lindi fëmijën. Ngjarja ka ndodhur në spitalin Cervello, më konkretisht në repartin COVID të obstetrikës.

Ajo është arratisur falë ndihmës së të shoqit, i cili kishte hyrë fshehurazi në dhomën e saj dhe janë larguar bashkë. Nga dëshmitë e para, thuhet se gruaja i kishte deklaruar personelit shëndetësor se ishte e pavaksinuar.

Mësohet se ajo ishte shtruar dy ditë më parë dhe i ishte nënshtruar një operacioni cezarian, por vetëm dy ditë pas lindjes, gruaja iku duke e lënë të porsalindurin në spital.

Policia italiane është duke hetuar rastin dhe po heton të gjitha pistat që mund të kenë çuar çiftin për të ndërmarrë këtë hap.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *