Ndodh për herë të parë në histori, Barcelona regjistron 3 humbje radhazi në “Camp Nou”! Katalanasit janë “preja” e preferuar e… Mylerit





* Barcelona nuk bëri asnjë goditje në portë gjatë ndeshjes së djeshme. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2003- 2004, kur OPTA ka nisur të regjistrojë statistikat.

Myler Barca

* Katalanasit kanë humbur 3 ndeshje radhazi në “Camp Nou” të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Diçka e tillë ka ndodhur për herë të parë në histori. Shokuese.

* Tomas Myler ka shënuar kundër Barcelonës më shumë gola sesa ndaj çdo skuadre tjetër në kompeticionet europiane (7 gola në 6 ndeshje).

* Për herë të parë që nga prilli i vitit 2003, Barcelona luajti me 3 holandezë si titullarë në një ndeshje Champions-i (Depaj, F. De Jong dhe L. De Jong). Në atë kohë ishin Rajziger, De Bur, Overmars dhe Klajvert.

* Në moshën 18 vjeç dhe 104 ditë, Jusuf Demir u bë lojtari i dytë më i ri jospanjoll që luan në Champions me Barcelonën pas Leo Mesit, i cili ka luajtur 17 vjeç dhe 166 ditë.

* Bajerni i Myniht ka shënuar në 23 ndeshje radhazi në Champions, duke vendosur një rekord të ri për klubin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *