Ndodh për herë të parë! Një grua do drejtojë departamentin më të madh të policisë në Nju-Jork, kreu i bashkisë: Është luftëtare e krimit

Keechant Sewell do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë departamentin më të madh të policisë në Nju-Jork, raporton CNN. Kryebashkiaku Eric Adams tha se Sewell ishte dëshmuar si luftëtare e krimit dhe ju ofron sigurinë që meritojnë njujorkezëve.

“Keechant Sewell është një luftëtare e provuar ndaj krimit me eksperiencë dhe inteligjencë emocionale për të ofruar si sigurinë që kanë nevojë njujorkezët dhe drejtësinë që ata meritojnë”, tha Adams.

“Shefe Sewell do të zgjohet çdo ditë me fokusin për të ruajtur sigurinë e njujorkezëve dhe për të përmirësuar qytetin tonë, dhe unë jam i emocionuar që e kam atë në krye të NYPD”, shtoi kryebashkiaku.

Adams premtoi forcimin dhe reformimin e departamentit të policisë mes shqetësimeve për një rritje të krimit të dhunshëm kohët e fundit. Sewell do të marrë përsipër një departament që po përpiqet të zvogëlojë një rritje befasuese të dhunës, përdorimit të armëve dhe vrasjeve që nga pranvera 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.