Ndotja e ajrit, nënkryetari i PL-së: Të dhënat janë tronditëse, situata më e rënduar nga…

ndotja e ajrit nenkryetari i pl se te dhenat jane tronditese situata me e renduar nga

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, flet për ndotjen e ajrit.

Vasili shprehet se të dhënat e ndotjes së ajrit në Tiranë janë tepër tronditëse. Më tej ai shprehet se situata pas Covidit është bërë dhe më e rëndë.

Postimi i plotë i Vasilit:

Fakte tronditese, qytetaret e Tiranes perballe ajrit, qe ju vret shendetin!
Te dhenat e ndotjes se ajrit ne Tirane jane vertet teper tronditese.
Treguesit e bere publike nga Prof.Besnik Baraj lidhur me grimcat e imta te shperndara ne ajer jane nje alarm shume serioz pasi rritja e tyre eshte deri 20 here e me shume se normat e lejuara.
Demet shendetesore!
—————————————
Grimcat e imta perbejne nje rrezik madhor sepse depertimi i tyre ne thellesi te organizmit eshte shume i shpejte dhe ato kalojne me lehteesi barierat mbrojtese te trupit te njeriut.
Keto grimca eshte e provuar gjeresisht nga ana shkencore qe japin dentime serioze ne organizmin e njeriut qofte ne sistemin kardiak, respirator, rendim te astmes, kancer etj.
Te moshuarit dhe femijet, si dhe ata qe vuajne nga semundje kronike vuajne perkeqesim te madh si pasoje e thithjes se ketyre grimcave.
Keto grimca teper te imta te shperndara ne ajer jane gjithmone perzierje grimcash qofte bloze karburantesh, pluhura te natyres kimike por edhe me permbajtje organike e me potencial infeksioz.
Pra efekti i kombinuar i shtuar i grimcave te demshme te ndryshme rrit fuqine demtuese te tyre.
Situata pas Covidit!
————————————
Vecanerisht kjo situate behet edhe me e rende tani pas Covidit.
Eshte i njohur fakti i pranise teper te shtuar dhe te perhapir te komplikacioneve pas Covidit te cilat perbejne ne vetvete nje problem shume te madh per seicilin person qe i vuan keto komplikacione.
Mbivendosja e ndotjes nga grimcat teper te imta tek keto komplikacione ekzistuese post Covid rrit shume semundshmerine, gravitetin dhe mundesine e vdekjeve te parakohshme.
Situata ne Tirane!
———————————
Por Tirana eshte futur mjerisht ne nje cirk vicioz per shkak te ndertimeve te shfrenuara te dhena per qellime te pista nga Veliaj dhe Bashkia e Tiranes.
Qyteti eshte kthyer ne nje kurth betoni qe vret shendetin.
Mikroklima e qytetit eshte demtuar rende, mundesite e ventilimit natyror thuajse jane asgjesuar, ndaj edhe perqendrimi i grimcave demtuese eshte teper i larte me dhjetra here mbi normat e lejuara nga OBSH.
Keto jane te vertetat e hidhura me te cilat perballet sot qytetari i Tiranes.
Asnje demagogji dhe propagande nuk e fsheh dot demin shendetesor qe eshte ulur kembekryq ne cdo familje te Tiranes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts