Ndotje rekord në qytetin e Milanos, qytetarët me maska në fytyrë

ndotje rekord ne qytetin e milanos qytetaret me maska ne fytyre

[embedded content][embedded content]

15:34 21/02/2024

Të dielën, ajri në Milano u rendit i treti më i ndoturi në botë nga kompania private zvicerane mjedisore “IQAir”.

Përpara Milanos u renditën Daka në Bangladesh dhe Chengdu në Kinë. Lugina e lumit Po, në veri të vendit, është kryesisht e prekur nga mungesa e qarkullimit të ajrit, e cila vjen si pasojë e vendndodhjes gjeografike mes maleve të larta. Për më tepër, dendësia e lartë e popullsisë në zonë do të thotë se ka shumë automjete dhe shtëpi që prodhojnë emetime. Shumë qytetarë u ankuan për cilësinë e dobët të ajrit.

“Për ta bërë Milanon me ajër të pastër, të jetueshëm për qytetarët, turistët dhe të gjithë, është një objektiv për të cilin duhet punuar çdo orë, çdo minutë, çdo ditë të javës dhe të vitit.”

Autoritetet italiane miratuan disa kufizime në një përpjekje për të reduktuar smogun në Milano dhe provincat në veri të Italisë si përshembull një ndalim të pjesshëm të automjeteve me naftë.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts