Ndryshim drastik i Shqipërisë, tani nuk di çfarë është barazimi








Shqipëria në këto ndeshje kualifikuese në Botërorin “Katar 2022” nuk e njeh barazimin.

Shqiperi-Andorra

Në nëntë ndeshjet e luajtura në Grupin I kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja kanë arritur të marrin 5 fitore dhe 4 humbje, ndërsa kolona e barazimeve për Kombëtaren është zero. Shpresohet që edhe sot zeroja të mbetet në fuqi te barazimet, në mënyrë që kuqezinjtë të ruajnë vendin e tretë në grup, por edhe të sigurojnë një shifër rekord pikësh, 18.

Një ndryshim i dukshëm në krahasim me edicionin e kaluar në Ligën e Kombeve. Aty, Shqipëria barazoi 2 nga 6 ndeshjet e saj, duke u ndalur pa gola nga Kazakistani dhe Lituania. Ndërsa në eliminatoret e Europianit në vitin 2019, Shqipëria barazoi 2-2 pikërisht me Andorrën, me të cilën do të përballet sot.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.