Ndryshime në grupin negociator Shqipëri- BE, largohet Romina Kuko, zëvendësohet nga Ilir Beqaj

ndryshime ne grupin negociator shqiperi be largohet romina kuko zevendesohet nga ilir beqaj
ndryshime ne grupin negociator shqiperi be largohet romina kuko zevendesohet nga ilir beqaj

Ndryshime në kupolën drejtuese të përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme, nuk do të jetë më pjesë e përbërjes së grupit negociator.

Ajo do të zëvendësohet nga Ilr Beqaj, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Qeveria ka bërë disa ndryshime në vendimin për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimit financiar të grupit negociator dhe detyrat e kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mbështetur në ligjin për shërbimin e jashtëm, për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave vendosi që në bazë të vendimit për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme do të zëvendësohet me Ilir Beqaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Ndërkaq edhe Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitullin për energjinë largohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts