Ndryshime në listën kuqezi, Reja hedh përsëri sytë nga Ernest Muçi








Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka vendosur që të grumbullojë edhe sulmuesin Ernest Muçi si pjesë të skuadrës për ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve ndaj Anglisë dhe Andorrës. Futbollist i ri ishte planifikuar të bëhej pjesë e ekipit U21 të Alban Bushit, por do të ndërrojë destinacion pasi të mbërrijë në vendin tonë.

Muci

FSHF ka bërë të ditur se Muçi do të bashkohet me Kombëtaren A në ditët në vijim dhe se ai do të zëvendësohej në radhët e Shpresave.

“Sulmuesi Ernest Muçi do të vihet në dispozicion të Kombëtares A që nga dita e nesërme për dy ndeshjet e Botërorit 2022.

Lojtari i Legias së Varshavës ishte në listën e Kombëtares U-21 për ndeshjet e Europianit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, por tashmë ai do të kalojë në urdhrat e trajnerit Reja.

Në vendin e tij në Kombëtaren U-21 është thirrur Eridon Qardaku, futbollist i cili aktivizohet me Bylisin e që ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës Shpresa. Qardaku është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit U-21, që ka nisur tashmë përgatitjet për ndeshjet e EURO 2023 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës më 12 dhe 16 nëntor”, shkruhej në njoftimin e FSHF.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *