Ndryshime në qeveri? Balla: Vendimmarrje që i takojnë Asamblesë Kombëtare. Nga shtatori, plan të ri masash për sigurinë në shkolla!

ndryshime ne qeveri balla vendimmarrje qe i takojne asamblese kombetare nga shtatori plan te ri masash per sigurine ne shkolla
ndryshime ne qeveri balla vendimmarrje qe i takojne asamblese kombetare nga shtatori plan te ri masash per sigurine ne shkolla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, zhvilloi një komunikim për mediat.

I pyetur lidhur me ndryshimet në qeverisë, Balla tha se për këtë duhet të pritet zhvillimi i Asamblesë Kombëtare, pasi janë vendimmarrje për të cilat nuk mund të flasë.

Gjithashtu Balla u ndal edhe tek ngjarjet kriminale në vend, duke shtuar se policia është e angazhuar për parandalimin e ngjarjeve të tilla, por edhe për zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale të ndodhura më herët.

Pjesë nga intervista:

Ndryshimet në kabinetin qeveritar?

Ministri Balla: Këtu jam për vendimmarrjet e fundit të mbledhjes së qeverisë, do të ishte jo etike që në oborrin e Këshillit të Ministrave të flas për vendimmarrje që i takojnë Asamblesë Kombëtare.

[embedded content]

Bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë?

Ministri Balla: Kemi evidentuar në takimin tonë të parë që do jetë thuajse i përmuajshëm me prokurorin e përgjithshëm, dhe dua të nënvizoj dhe falënderoj prokurorët që në bashkëpunimin. Policia e shtetit punon në aksione dhe operacione të përbashkëta që të garantojë një goditje pa asnjë kompromis kundër çdo lloj forme të krimit, kryesisht kundër krimit të organizuar. Kemi arritur të arrestojmë disa persona dhe të sekuestrojmë lëndë të rrezikshme shpërthyese duke parandaluar disa ngjarje kriminale. Aksioni në fjalë ka një vlerë të rëndësishme për të sqaruar vepra të tjera penale. Detyra besoj është edhe zbardhja e ngjarjeve të rënda kriminale dhe gjithashtu edhe parandalimi. Gjatë gushtit kemi arritur të parandalojnë një seri ngjarjesh kriminale.

Siguria në shkolla

Ministri Balla: Brenda ditës së premte, ministri i Brendshëm dhe ministra për arsimin dhe shkencën do të kemi komunikim publik lidhur me masat e reja të sigurisë në shkolla. Prej datës 1 shtator dhe plan të ri dhe një paketë të re për sigurinë në shkolla dhe siguria lidhet me rrugët, dyqanet dhe çdo lloj forme të krimit. Fokusi kryesor janë shpërndarësit e drogërave pranë këtyre ambienteve. Do bëj gjithçka që mos të guxojnë më t’i afrohen oborreve të shkollave

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts