Ndryshime në statut/ Komisioni në PD miraton propozimet e kryetarit Lulzim Basha, synohet demokratizimi i partisë








Komisioni për Statutin në PD miratoi propozimet e kryetarit Lulzim Basha për disa ndryshime në statutin e PD, raporton korrespondenti i “Panoramës” Mariglen Kume.

Basha

Sipas kampit blu këto propozime synojnë demokratizimin dhe forcimin e mëtejshëm të partisë. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe disa sugjerime të tjera për ndryshime statutore, por komisioni nuk gjeti element të vlefshëm.

Në 11 propozimet e Bashës parashikohet një Kryesi më e zgjeruar, ku përveç kryetarit të Keshillit Kombëtar, do të përfshihen edhe drejtues të disa strukturave të tjera që nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi.

Kryedemokrati propozon gjithashtu organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve. Po ashtu kërkon që kandidatët për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, të caktohen nga Kryesia dhe lista e plotë të miratohet nga Këshilli Kombëtar.

PROPOZIMET E BASHËS 

Kreu i PD-së propozon një kryesi më të zgjeruar, ku kryetari i Këshillit Kombëtar të jetë anëtar i saj për shkak të funksionit që mban. “Është zgjeruar kryesia e partisë, duke  përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar; kryetarin e Bordit Financiar, kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe kryetarin e Komisionit  të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Gjithashtu, është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të kryesisë t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar”, thuhet në propozimin e Bashës. Sipas këtij propozimi, në kryesi do të jetë edhe Arben Ristani, një tjetër kritik i Bashës ndaj humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Ristani mban në PD  funksionin e kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Por Basha përfshin në Kryesi për shkak të funksionit që mban edhe Jemin Gjanën, i cili është kryetari i të gjitha komisioneve zgjedhore në PD qëkur Basha drejton këtë parti. Si parti në opozitë, kryetari i PD-së duket se  do të përfshijë në organet drejtuese të partisë sa më shumë personalitete të saj.

Në këtë funksion, Basha propozon që numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të jetë në dorën të kryetarit që të caktojë numrin që i duhet. “Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretarëve funksionalë në përbërje të tij. Ky rregull është shtrirë edhe për degët e partisë”, propozon Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *