Ndryshime të shpejta, fillime optimiste/ Nga dashuria tek paratë, si do jetë shtatori për 12 shenjat e horoskopit. Parashikimi nga Jorgo Pulla

Nxitimet në jetën e përditshme çojnë në ndryshime në perceptimin e jetës! Jeta e përditshme ndryshon me shpejtësi pasi ngjarjet që vijnë dhe na befasojnë mund të ndikojnë ndjeshëm në punën tonë. Shtatori vjen me ndryshime premtuese që do të luajnë një rol kryesor në jetën tonë tani e tutje.

Hëna e re në Virgjëresha në 07.09 së bashku me mundësinë për të përfituar nga propozimeve të reja në vendin e punës. Fillimet e reja mund të jenë shumë optimiste për ne pasi ngjarjet e papritura na çojnë në rrugë të sigurt në jetën tonë. Sidomos në fushën profesionale, jepet mundësia për nisjen drejt majave, përderisa ne jemi të gatshëm të ndërmarrim rrezikun që do të na largojë nga frika e përditshme dhe do na bëjë të ndihemi të sigurt për një të ardhme solide.

Më 10 shtator, Afërdita nga Akrepi nuk na lejon të nxitohemi në jetën tonë personale. Frika dhe pasiguritë intensifikohen dhe ka të ngjarë të krijojnë skena xhelozie. Është e lehtë të humbim energjinë tonë për të shkaktuar dyshime në jetën tonë personale. Instinktivisht ne mund të lëvizim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të rrisim pasionin, sensualitetin, nevojën për të përjetuar momente intensive me njeriun tonë që vet kemi zgjedhur.

Më 15.09 Marsi kalon te Peshorja, një pozicion jo shumë pozitiv për këtë planet. Dëshira për të lëvizur me dinamizëm është veçanërisht e kufizuar në jetën tonë personale dhe profesionale. Ne duam të kemi pranimin e atyre që na rrethojnë, por pasiguritë dhe frika mund të çojnë në përfshirje personale dhe shqetësim që do të ketë kosto të konsiderueshme për marrëdhëniet vendimtare në jetën tonë. Konkurrenca dhe xhelozia nuk janë jashtë diskutimit, duhet të jemi të kujdesshëm në reagimet tona për të shmangur situatat e vështira që do të dëmtojnë punët emocionale dhe profesionale.

Më 21.09 hëna e plotë në boshtin Virgjëreshë-Peshk prek kryesisht ata që kanë lindur në ditët e fundit të shenjave si Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari, Peshqit. Le të shfrytëzojmë mundësinë për të mbyllur rastet e së kaluarës që na shkaktojnë ngarkesë emocionale duke vepruar me praktikë, realizëm dhe përgjegjësi. Ndjeshmëria na shoqërojnë në profesione të reja në lidhje me psikologjinë, intuitën tonë të brendshme, meditimin, që qetëson shpirtin tonë.

Ekuinoksi i vjeshtës fillon me hyrjen e Diellit në Peshore më 22.09 me ditën dhe natën që janë të barabarte. Peshorja është shenja që nis marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tona për këtë dhe ne do të përqendrohemi në këtë fushë të rëndësishme të jetës sonë. Nevoja të forta për shoqërinë në të gjitha nivelet, por kërkohet dhe pak kujdes sepse mund të çojë në dështime që do të na lënë të pakënaqur, kjo është arsyeja pse ne duhet të pretendojmë barazi në marrëdhëniet që janë vendimtare për ne. Zgjuarsia dhe siguria jonë do të na afrojnë me njohje të reja pasi flirtimi dhe nevoja për argëtim janë intensive.

Më 27.09, Mërkuri fillon kursin e tij retrograd në Peshore duke na ftuar të thellojmë dijen dhe të jemi sa më të vendosur ne gjërat që duhet të bëjmë në jetën tonë personale dhe profesionale. Kthimet e njerëzve nga e kaluara mund të na shqetësojnë, le të shfrytëzojmë rastin për të shqyrtuar dhe menduar seriozisht për atë që na kanë shqetësuar te mundohemi që të bëjmë një pastrim në mendjen tonë çfarë duam dhe çfarë nuk duam të kemi tani e tutje. Kujdes, është e nevojshme të qëndroni larg diskutimeve të rëndësishme sepse përfundimet nuk do të jenë ashtu siç priten dhe keqkuptimet do të ju prishin atmosferën.

DASHI
Për juve të kësaj shenje shtatori është një muaj që të fton të merreni përsëri me çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, çështjet e punës, si dhe disa çështje në pritje që mund të kesh lënë për hir të pushimeve te verës. Hëna e re që do të realizohet  në shenjën e Virgjëreshës më 7/9 mund të krijojë një klimë të ndryshme në një rast pune i cili do të ndihmojë shumë në realizimin e saj. Gjithashtu duket se do të ketë “ndihmesa” të reja me njerëz që janë në mjedisin tuaj të punës, diçka që do t’ju ofrojë ngritje. Më 15/9 me hyrjen e Marsit në shenjën e Peshores ka shumë të ngjarë që do të ketë disa çështje në një marrëdhënie personale ose një bashkëpunim i cili mund të fillojë nga një keqkuptim pak kujdes në këtë datë. Mundohuni të shmangni situata të tilla pasi pozicioni i Marsit para jush, mund të aktivizojë klimën në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale dhe të ketë ndonjë keqkuptim të vogël një shkak tensioni. Hëna e Plotë që do të zhvillohet në 21 shtator në boshtin Virgjëreshë-Peshk ju jep edhe një here mundësin në interesat tuaja gjatë këtij muaji në çështjet që lidhen me jetën e përditshme dhe tregon se atëherë do të ketë kohë shumë të mira për të zgjidhur atë që ju lodhen më parë, ku shumë lodhje kishit gjatë gjithë muajit të kaluar. Më 22/9, Dielli kalon në shenjën e Peshores dhe e kthen vëmendjen tuaj tek “të tjerët”, tek të dashurit tuaj, tek partnerët tuaj dhe në marrëdhëniet që keni investuar. Ajo që duhet të mbani mend për shtatorin është të përpiqeni të mbyllni çështjet e hapura deri ne Hënën e Plotë, konkretisht më 27/9 Mërkuri do të fillojë kursin e tij retrograd në shenjën e Peshores dhe mund të krijojë vonesa, veçanërisht në çështjet që lidhen me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet.

Dashuria
Afërdita do të jetë në dhjetëditëshin e parë të muajit në shenjën e Peshores – në vendin e vet – diçka që do të favorizojë veçanërisht sektorin romantik. Në fakt, aspekti pozitiv që ajo do të krijojë me Jupiterin tregon se për ju që jeni të pa lidhur, mund të ndodhë një njohje ose një takim i cili do të jetë shumë premtues. Pas 10/9 Afërdita do të kalojë në shenjën e Akrepit, disa çështje romantike mund të hasin disa vështirësi, pasi Afërdita në këtë shenjë bëhet pak agresive, diçka që nuk do të ndihmojë në emocionet qe juve mund të keni për këtë arsye në përballimin e çdo situate që lind në fushën romantike. Në kombinim e Marsit në shenjën e Peshores nga 15/9, skenari i keqkuptimeve forcohet por juve dëgjoni instinktin tuaj dhe jo çfarë të tjerët ju servirin. Nëse jeni në një lidhje, preferoni të diskutoni me partnerin tuaj gjithçka që ju shqetëson ka të bëjë me marrëdhënien tuaj dhe madje edhe ankesat tuaja, pasi kjo do të jetë një bazë e mirë për të shmangur keqkuptimet. Nga 27 shtatori me rrjedhën retrograde të Mërkurit në shenjën e Peshores, ka shumë të ngjarë që një marrëdhënie nga e kaluara të fillojë të ju shqetësojë përsëri kujdesuni që ajo çështje e së shkuarës të mos dalë mbi sipërfaqe.

Puna dhe Ekonomia
Detyrimet e punës në përgjithësi janë ato që do ju angazhojë shumë gjatë gjithë muajit. Një Hënë e re shumë dinamike në 7/9 do t’ju japë shtysën e nevojshme për të zgjidhur disa çështje të pazgjidhura dhe të përpiqeni të zbatoni disa plane që keni në mendje dhe që kanë të bëjnë me punën. Në sektorin financiar dhe disa marrëveshje që do të kenë të bëjnë me ekonominë tuaj është në të mirën tuaj të jeni më të vëmendshëm këtë muaj pasi pas datës 10/9 me praninë e Afërditës në shenjën e Akrepit, aftësitë tuaja në bisedime mund të kenë nevojë për forcim, në mënyrë që të arrini atë që dëshironi. Mundohuni të zgjidhni dhe trajtoni çështjet që janë të rëndësishme për ju, si dhe disa punë të vështira që do të ju shfaqen deri në 21/9 kur do të ndodhë edhe Hëna e Plotë e shtatorit.

DEMI
Shtatori është një muaj gjatë të cilit do të ketë disa raste që do të përqendrojnë interesin tuaj në çështjet që lidhen me jetën tuaj personale dhe çështjet tuaja romantike. Kjo është diçka që do të bëhet e dukshme që në ditët e para të këtij muaji, pasi Hëna e re do të realizohet në shenjën e Virgjëreshës më 7/9 sjell takime të papritura, diskutime dhe një flirt të ri. Nga mesi i muajit e tutje, përparësitë tuaja mund të ndryshojnë- përkohësisht-pasi hyrja e Marsit në shenjën e Peshores në 15/9 tregon se çështjet e përditshme, si dhe disa detyrime të lidhura me punën do të fillojnë të ju shqetësojnë disi më shumë. Kjo nuk do të thotë që ju nuk do të vazhdoni në zgjidhjen e çështjeve romantike, por çështjet e jetës së përditshme do ta bëjnë prezencën e tyre edhe me të dukshme. Hëna e Plotë që do të zhvillohet në 21 shtator në aksin Virgjëreshë-Peshk krijon një atmosferë romantike dhe emocionet marrin rolin e parë. Duket se mund të ketë ndryshime pozitive në disa çështje romantike, pasi do të jetë më e lehtë për të zgjidhur disa çështje që lidhen me një marrëdhënie personale e fshehtë. Më 22 shtator, me hyrjen e Diellit në shenjën e Peshores, duket se do të ktheheni më të fortë në çështjet e jetës së përditshme, të cilat mund t’ju kenë dhënë pak shije pozitive në mes të muajit dhe në vazhdim.

Dashuria
Ky muaj premton shumë në çështjet emocionale nëse jeni të pa lidhur apo jeni në një lidhje pasi që nga ditët e para duket se do të ketë një lëvizshmëri në çështjet tuaja emocionale. Hyrja e Afërditës në shenjën e Akrepit në 10/9 krijon emocione të forta të cilat do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e një njohjeje që kishit bërë në periudhën e mëparshme. Afërdita në shenjën përballë ju mbron në një marrëdhënie të re, nëse kjo është diçka që ju lejon harta juaj personale. Nëse e keni gjetur partnerin tuaj, ky muaj është i përshtatshëm për ju që të bëni “takim serioz” si dhe të jeni pranë personit që keni zgjedhur të bisedoni për jetën tuaj të përditshme dhe në marrëdhënien tuaj dhe të rimbushni bateritë tuaja, duke e mbajtur rutinën larg. Hëna e Plotë që do të zhvillohet në 21 shtator rrit atmosferën romantike e cila do të ndihmojë shumë ne përkushtimin  e shenjës tuaj. Nga 27 shtatori për shkak të Mërkurit në retrogradë do t’ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje disa diskutimeve që do të keni, pasi do të ketë një tendencë për keqkuptime të cilat ka shumë të ngjarë të fillojnë nga çështjet e përditshme.

Puna dhe Ekonomia
Çështjet që lidhen me punën duket se janë në mendjen tuaj gjatë këtij muaji, për shkak të faktit se shtatori duket të jetë një muaj shumë krijues për ju, përpiquni të mbani disa ide që do të ju duhen për ditët në vazhdim, pasi duket se ato në të vërtetë mund të ndihmojnë rastet e biznesit dhe problemet që mund të ekzistojnë në punë. Mënyra se si i qaseni çështjeve profesionale gjithashtu do të përcaktojë rëndesinë e tyre dhe kjo është diçka që nuk duhet ta harroni këtë muaj. Gjysma e dytë e muajit duket se do të jetë më e kërkuar për ju sa i përket punës dhe detyrimeve të punës, kështu që nëse doni të parandaloni disa situate të pakëndshme, përpiquni të merreni me to dhe t’i zgjidhni ato përpara se të jetë vonë.

BINJAKËT
Shtatori është një muaj që mund të ketë shumë angazhime nga ju-veçanërisht në lidhje me përgjegjësitë familjare dhe çështjet që lidhen me shtëpinë-por nga ana tjetër duket se do të ketë edhe disa dhurata veçanërisht në fushën romantike. Afërdita, e cila është në shenjën e Peshores dhe këndet e favorshme që do të krijojë me Jupiterin deri më 9/9, mund të sjellin një njohje ose ndihmë shumë të favorshme në zhvillimin e një flirti. Hëna e re që do të zhvillohet në shenjën e Virgjëreshës më 7/9 do të përqendrojë vëmendjen tuaj në çështjet që shqetësojnë sektorin e familjes, pasi duket se mund t’ju duhet të rregulloni disa detyrime të shtëpisë që keni. Zgjidhjet janë më shumë se të mundshme nën ndikimin e kësaj Hëne të re, kështu që përpiquni të mos lini asnjë çështje te pazgjidhur. Më 15 shtator, me hyrjen e Marsit në shenjën e Peshores, do të fillojë një periudhë gjatë së cilës do të përpiqeni të gjeni kohë për t’u marrë me gjërat që ju pëlqejnë, përndryshe jeta e përditshme mund të duket e vështirë për shkak të punës. Angazhimi edhe për disa orë gjatë javës me aktivitetin tuaj të preferuar sportiv do t’ju ndihmojë të mbani moralin tuaj në lartësinë e duhur! Hëna e Plotë që do të zhvillohet në aksin Virgjëreshë-Peshk në 21 shtator do të përqendrojë vëmendjen tuaj në çështjet familjare dhe detyrimet profesionale, të cilat duket se do të vazhdojnë t’ju mbajnë deri në fund të muajit. Mundohuni të zgjidhni çështjet që janë të rëndësishme për ju deri më 21 shtator pasi në fund të muajit mund të ketë vështirësi në komunikim. Mërkuri do të fillojë kursin e tij retrograd në shenjën e Peshores në 27/9, i cili tregon se komunikimi me të tjerët dhe zgjidhja e çështjeve që ju shqetësojnë mund të ju vështirësojë çështjet që keni për të zgjidhur prandaj zgjidhni problemet para kësaj date.

Dashuria
Dhjetëshi i parë i muajit do të jetë shumë premtuese për ju pasi Afërdita është ende në Peshore dhe këndi pozitiv që ajo formon me Jupiterin ndihmon shumë në çështjet romantike. Nëse jeni të lirë, është e mundur që edhe një dashuri e re të krijohet e cila do të ndryshojë plotësisht mënyrën e trajtimit të çështjeve që lidhen me fushën romantike deri më tani. Më 10/9 Afërdita do të kalojë në shenjën e Akrepit nga pozicioni i saj i ri nuk premton surpriza të veçanta romantike, por mund të hapë rrugën për të krijuar një romancë të re në jetën tuaj të përditshme me shumë mundësi dhe në një vend pune. Nëse jeni në një lidhje, përfitoni nga mundësitë që do të ekzistojnë për të bërë gjëra të rëndësishme me partnerin tuaj gjatë dhjetë ditëve të para të muajit pasi në këtë mënyrë ju do të rimbushni bateritë tuaja dhe do të jetë më e lehtë për t’u marrë me çështjet e përditshme dhe të gjitha këto që ju kanë shqetësuar kohët e fundit. Në ditët e fundit të muajit kur Mërkuri do të jetë në një kurs retrograde në Peshore, ka shumë të ngjarë që një “ish i/e penduar” të shfaqet ose të vendosni të shihni përsëri një romancë romantike të së kaluarës.

Puna dhe Ekonomia
Çështjet profesionale duket se do të kthehen fuqishëm gjatë këtij muaji, por kjo është diçka që do të bëhet më e dukshme në dyjavëshin e saj të dytë. Prania e Afërditës në shenjën e Akrepit tregon se do të shqetësoheni për disa çështje që lidhen më shumë me rutinën tuaj të punës, e cila duket se disa ditë mund të jenë mjaft kërkuese. Mundohuni të zgjidhni disa probleme të rëndësishme deri më 21/9 pasi merkuri ne retrograde në shenjën e Peshores ka shumë të ngjarë që do të ketë disa pengesa ose disa vonesa në zgjidhjen e çështjeve të biznesit.

GAFORRJA
Shtatori për juve të shenjës së Gaforres do të fillojë me shanse dhe do të keni mundësi veçanërisht nëse merreni profesionalisht me marrëdhëniet me publikun ose nëse puna juaj kërkon kontakte me mjaft njerëz. Hëna e re që do të zhvillohet në shenjën e Virgjëreshës më 7/9 forcon marrëdhëniet miqësore, personale, shoqërore dhe profesionale zgjeron edhe më shumë rrethin tuaj shoqëror. Ndërsa muaji duket se fillon shumë komunikues në pjesën e dytë, pra pas 15 shtatorit do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje kontakteve që do të keni me të tjerët, pasi duket se disa prej tyre mund të krijojnë keqkuptime. Marsi do të kalojë në shenjën e Peshores, i cili përkthehet si intensitet i shtuar dhe acarim gjatë kontaktit tuaj me të tjerët. Kushtojini vëmendje detyrimeve dhe çështjeve familjare që shqetësojnë të dashurit tuaj, pasi këto mund të japin një arsye shumë të mirë për të krijuar tensione mes jush. Hëna e Plotë që do të zhvillohet në aksin Virgjëreshë-Peshk më 21 shtator do të krijohet një mundësi shumë të mirë për takimet që do të ngrenë humorin tuaj dhe do të stimulojnë psikologjinë tuaj. Një ditë pas hyrjes së Diellit në shenjën e Peshores krijon introversion, diçka që do t’ju bëjë të kërkoni më shumë kohë për të qëndruar në shtëpi me njerëzit në familjen tuaj. Më 27/9 Mërkuri, është në shenjën e Peshores, ku do të fillojë kursin e tij retrograd,

Dashuria
Prania e Afërditës në shenjën e Peshores gjatë dhjetëditëshit  të par të muajit tregon se do të jeni shumë aktiv në jetën tuaj profesionale dhe shoqërore, do të mbani tone shumë të ulëta në çështjet që lidhen me jetën tuaj personale dhe punët tuaja romantike. Nëse jeni të lirë, ndrojtja që do të ekzistojë derisa Afërdita të ndryshojë shenjën e zodiakut mund të vonojë zhvillimin e një të njohuri që ju intereson. Nga 10/9 me hyrjen e Afërditës në shenjën e Akrepit, gjërat duket se ndryshojnë, pasi çështje romantike do të jenë në qendër të interesit tuaj, diçka që do të jetë një motivim i mirë për ju. Nëse jeni në një lidhje, veçanërisht nëse jetoni me partnerin tuaj, përpiquni të mos lejoni që çështjet që lidhen me shtëpinë të krijojnë mosmarrëveshje mes jush, pasi me praninë e Marsit në shenjën e Peshores nga 15/9 duket se ky do të jetë një skenar i mundshëm. Hëna e Plotë që do të zhvillohet në 21 shtator do t’ju ndihmojë të shprehni ndjenjat tuaja, diçka që do të funksionojë shumë mire për një marrëdhënie që ju intereson por kryesisht për psikologjinë tuaj.

Puna dhe Ekonomia
Këtë muaj do të keni tendencën për të trajtuar detyrimet profesionale dhe çështjet që lidhen me punën, pasi e vërteta është se të paktën deri në mes të shtatorit mendja juaj do të jetë në çështje të tjera. Sidoqoftë, gjendja shpirtërore e komunikimit do t’ju ndihmojë të dilni nga disa situata të vështira dhe kjo do të jetë  në favorin tuaj. Në mes të muajit mund të ketë çështje që do të krijojnë ankth dhe tension të brendshëm, por nëse nuk tërhiqeni prej tyre është e sigurt që do të jeni në gjendje t’i zgjidhni ato. Nga data 27 Shtatori për shkak të fillimit të kursit retrograd të Mërkurit do t’ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje detajeve praktike të çështjeve profesionale – si dhe detyrave që duhet të përfundoni – në mënyrë që të shmangni vonesat dhe keqkuptimet.

LUANI
Për juve të shenjës së Luanit duket se shtatori është një muaj që do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa çështje financiare dhe të përqendroni vëmendjen tuaj në çështjet që kanë të bëjnë me këtë sektor, për aq kohë sa ju e dëshironi natyrisht! Hëna e re që do të zhvillohet në 7/9 në shenjën e Virgjëreshës mund të sjellë një mundësi  shumë të mirë për rastin tuaj financiar ose për pjesën financiare të një çështjeje profesionale. Afërdita nga shenja e Peshores deri më 9/9 do të ndihmojë veçanërisht sektorin tuaj financiar dhe psikologjinë tuaj dhe kjo do të luajë një rol të rëndësishëm në ato ditë. Në 15/9 Marsi do të kalojë në shenjën e Peshores dhe nga pozicioni i tij i ri mund të krijojë problem për disa mosmarrëveshje me njerëzit në mjedisin tuaj të afërt, të cilët kanë nevojë për vëmendje në mënyrë që të mos zhvillohen konfrontime. Hëna e Plotë që do të zhvillohet në aksin Virgjëreshë-Peshk më 21 shtator do të nxjerrë në sipërfaqe një çështje specifike financiare, por ka gjasa që të krijohen rrethanat e duhura që do t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e tyre. Çështjet që lidhen me sektorin financiar në një kontekst të përgjithshëm siç janë marrëveshjet e huas, taksat, sigurimet do të kenë përparësi deri në fund të muajit. Një ditë pas hyrjes së Diellit në shenjën e Peshores vjen për të normalizuar situatën që Marsi mund të ketë krijuar në disa marrëdhënie personale ose farefisnore, por kjo do të bëhet më e dukshme nga fillimi i muajit tjetër. Më 27/9 Mërkuri do të fillojë kursin e tij retrograd në shenjën e Peshores dhe nga njëra anë mund të krijojë disa probleme në komunikimin tuaj me të tjerët. Nga ana tjetër, do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve që tashmë ekzistojnë dhe shqetësojnë të afërmit tuaj.

Dashuria
Prania e Afërditës në shenjën e Peshores deri në 9/9 dhe këndi pozitiv që formon me Jupiterin nga Ujori do të kontribuojnë në atmosferën e mirë që do të ekzistojë në jetën tuaj personale. Nëse jeni tashmë në një lidhje dhjetëditëshi i parë i muajit duket se do të ketë më shumë mundësi për të bërë plane  me partnerin tuaj, pasi me kalimin e ditëve mund të shfaqen edhe disa detyrime që lidhen me jetën e përditshme. Nga 10/9 me hyrjen e Afërditës në shenjën e Akrepit, duket se do t’i drejtoheni një personi që krijon emocione intensive dhe në fakt gjysma e dytë e muajit do të ketë mjaft pasion, veçanërisht për ju që jeni të lire. Është e mundur të bëni një njohje të re dhe të zjarrtë, por duhet t’i kushtoni vëmendje të komunikimit  që do të keni me të, në mënyrë që ta shihni me realizëm. Nëse jeni në një lidhje do të ishte mirë qe sekretet ti mbani për veten tuaj çështje që ju shqetësojnë, pasi përfshirja e njerëzve të tjerë në çështjet tuaja mund të ngrejë keqkuptime mes jush. Në fund të muajit që Mërkuri do të fillojë kursin e tij retrograd, është e mundur të sillni një mesazh nga një person me të cilin ka pasur një flirtim në të kaluarën.

Puna dhe Ekonomia
Sektori profesional mund të ketë surpriza këtë muaj me Hënën e re që do të ndodhë në 7/9, mund të dalë një fakt i ri në punë ose një fitim i ri financiar. Duket se pjesa financiare e punëve dhe marrëveshjeve profesionale do t’ju angazhojë shumë gjatë gjithë muajit, por kjo do të jetë më intensive deri në 15/9. Nga mesi i muajit e tutje, mund të ketë disa mosmarrëveshje me njerëzit në mjedisin tuaj profesional, të cilat do të jeni në gjendje t’i zgjidhni derisa nuk u qaseni atyre me egoizëm, por me mjeshtëri komunikuese. Në fund të muajit, me kursin retrograd të Mërkurit, nuk përjashtohet që disa çështje profesionale që ishin te ngrira në periudhën e mëparshme apo edhe kushtet e një bashkëpunimi mund të vijnë përsëri në tryezë.

VIRGJËRESHA
Për juve Virgjëresha, shtatori është një muaj në të cilin do të luani role kryesore ne pune dhe jo vetëm. Hëna e re e cila do të zhvillohet më 7/9 në shenjën tuaj tregon një fillim të ri në një marrëdhënie personale ose profesionale. Këndi pozitiv që do të formojë Urani nga Demi me të motivon  me lajme të këndshme që mund të vijnë nga larg. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të hapur krahët tuaj jashtë ky muaji duket se ka një lajm të mirë për ju. Më 15 shtator, me hyrjen e Marsit në shenjën e Peshores, mund të ketë disa çështje që do të krijojnë trazira të brendshme dhe ankth emocional pak vëmendje në këtë datë. Hëna e Plotë që do të zhvillohet në 21 shtator në boshtin tuaj (Virgjëreshë – Peshk) po vjen për të mbyllur disa çështje të pazgjidhura të cilat duket se kanë të bëjnë kryesisht me fushën e marrëdhënieve ndërpersonale. Nga fundi i muajit, është e mundur që do të ketë disa mundësi që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni keqkuptimet që u krijuan me të dashurit tuaj në të kaluarën. Më 22/9 hyrja e Diellit në shenjën e Peshores ndriçon çështje që kanë të bëjnë me sektorin financiar dhe mund të hapë rrugën për zgjidhjen e çështjeve financiare. Nëse ka diskutime për një marrëveshje të re financiare do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe atyre. Mërkuri do të fillojë kursin e tij retrograd në shenjën e Peshores më 27 shtator, i cili tregon se disa gjëra që do të diskutohen tani, në atë kohë mund të ndryshojnë.

Dashuria
Afërdita do të jetë në shenjën e Peshores gjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit, gjë që tregon se mund të ketë mendime të ndryshme rreth një njohjeje ose një marrëdhënieje, të cilat do të krijojnë pasiguri për ju. Besoni në atë që mendoni pozitivisht dhe dëshironi të ndodhë dhe është e sigurt që do të ndodhë. Në 10/9 Afërdita ndryshon shenjën e zodiakut dhe kalon tek Akrepi në një shenjë të zodiakut që nuk e bën atë të ndihet aq komode, pasi ajo është një mbrojtje të përhershme te emocioneve tona. Nëse jeni në një lidhje do të ishte mirë të zgjidhni me kujdes çështjet me të cilat dëshironi të merreni dhe me të njëjtin kujdes të zgjidhni “betejat” që dëshironi të jepni. Ky muaj mund të ofrojë shumë arsye për tension, por ju do të fitoni nëse e shmangni me zgjuarsi dhe mature këtë kurth. Nëse jeni të lirë, nuk përjashtohet që të ketë disa njohje që do të ndodhin me kontributin e njerëzve të veçantë që janë në mjedisin tuaj të ngushtë. Hëna e Plotë që do të ndodhë në fund të muajit flet për mbylljen e një lidhje romantike dhe fillimin e një të re!

Puna dhe Ekonomia
Një nga bashkëpunimet tuaja si dhe disa çështje që kanë të bëjnë me një person në mjedisin tuaj profesional duket se do t’ju marrë pak më tepër kohë këtë muaj. Boshti i marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve tuaja ndërpersonale do të jetë në plan të parë, si dhe Hëna e re dhe Hëna e Plotë duket se janë në gjendje të ndikojnë shumë në mënyrën se si e shihni një bashkëpunim dhe rrjedhimisht vendimet që lidhen me të. Në mes të muajit do të ishte mirë të shmangni disa lëvizje të cilat mund të karakterizohen si lëvizje me rrezik pasi prania e Marsit në shenjën e Peshores nuk duket se i ndihmon guximtarët! Disa marrëveshje biznesi ose financiare mund të dalin përsëri në pah, pasi Merkuri planeti i komunikimit do të jetë në retrogradë në fund të muajit mund të ndryshojë situatën në to.

PESHORJA
Për juve të shenjës së peshores duket se shtatori vjen me dhurata për ju pasi gjatë këtij muaji do të ketë shume mundësira që do të favorizojnë shumë shenjën tuaj të zodiakut dhe do të sjellin mundësi veçanërisht në fushën romantike. Afërdita do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut deri më 9/9 dhe trekëndëshi që do të krijohet në fillim të muajit me Jupiterin nga Ujori krijon situata të këndshme, flirtime dhe njohje të reja. Një dashuri e re, një marrëdhënie e re me shumë mundësi dhe një shtesë në familje është më se e mundur të ndodhë nëse e dëshironi. Hëna e re që do të ndodhë në shenjën e Virgjëreshës më 7/9 mund t’ju kthejë në disa çështje të së kaluarës, por ju takon juve të vendosni nëse dhe në çfarë mase do të hyni përsëri në procesin e trajtimit të tyre në fushën sentimentale. Ndërsa i afrohemi mesit të muajit do të vini re se energjia juaj do të fillojë të rritet në mënyrë të rrezikshme pasi hyrja e Marsit në shenjën tuaj të zodiakut më 15/9 ndryshon plotësisht klimën, rrit energjinë tuaj – e cila ka nevojë për vëmendje – që kjo energji të shkojë në drejtimin e duhur ka shumë të ngjarë të debatoni. Kujdes! Hëna e Plotë që do të zhvillohet në boshtin Virgjëresha-Peshqit më 21 shtator ju nxit të lini pas mendime negative, që kanë qenë të dëmshme për juve dhe gjëra që krijojnë stres në jetën tuaj të përditshme. Kjo mund të mos jetë plotësisht e mundur, por duket se do të gjendet një mënyrë për t’i kufizuar ato. Më 9/22, me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj të zodiakut, fillon zyrtarisht muaji i ditëlindjes tuaj, që do të thotë se është koha të stabilizoni gjithçka ju intereson.

Dashuria
Sundimtari juaj Afërdita do të jetë në vendin e saj, pra në shenjën tuaj të zodiakut deri më 9/9, gjë që tregon se ky muaj do të fillojë me kushte të favorshme në lidhje me jetën tuaj personale. Këndi pozitiv që ajo do të formojë me Jupiterin përforcon mundësinë e një njohjeje të re, me shumë mundësi edhe një dashuri të re, megjithatë në çdo rast tregon se flirtimi nuk do të mungojë veçanërisht në fillim të muajit. Në 10/9 Afërdita do të kalojë në shenjën e Akrepit e cila nuk është pozicioni i saj më i mirë dhe tregon se mund të ketë disa çështje që do të krijojnë pasiguri. Nëse jeni në një lidhje përpiquni të mos e lini veten të hyjë në mendime negative për çështjet që ju shqetësojnë ju dhe partnerin tuaj, pasi kjo mund të krijojë distancë emocionale, por edhe dyshim. Në kombinim me praninë e Marsit në shenjën tuaj të zodiakut nga 15/9 mund të mos jetë e lehtë të mbani nervozizmin tuaj në lidhje me disa çështje, por nuk duhet të harroni se diplomacia është natyra juaj e dytë dhe me të mund të keni sukses shumë. Nga fundi i muajit, ka mundësi që një person nga e kaluara t’ju “vizitojë”, i cili duket se po përpiqet të kontaktojë me ju. Një shans i dytë në një lidhje që ju interesoi ose rifillimi i një të njohuri janë ndër mundësitë e mundshme gjatë ditëve të fundit të muajit.

Puna dhe Ekonomia
Komunikimi dhe atmosfera që do të ekzistojë në bashkëpunimet tuaja do të luajë një rol vendimtar në zgjidhjen e çështjeve tuaja profesionale për këtë muaj. Mos e nënvlerësoni fuqinë e të folurit por edhe ato pozitive që mund të keni nëse i qaseni një çështjeje profesionale që ju shqetëson përmes rrugës diplomatike. Në mes të muajit mund të ketë disa çështje që ishin fshehur “nën qilim” dhe do të dalin në sipërfaqe duke krijuar acarim. Për shkak të faktit se gjatë gjysmës së dytë të muajit mund të ketë çështje të tilla – dhe në kombinim me Marsin në shenjën tuaj të zodiakut duket se nuk do të jetë e lehtë t’i shihni ato lirshëm – përpiquni t’u qaseni çështjeve të rëndësishme në lidhje me punën gjatë gjysmës së parë të shtatorit jo në 15-ditëshin e dytë.

AKREPI
Duket se muaji shtator është një muaj në të cilin do të shqetësoheni veçanërisht për çështjet që lidhen me publikun, me një grup njerëzish në të cilët jeni kolegë, me “të tjerët” në një (administratë shtetërore). Hëna e re që do të ndodhë në shenjën e Virgjëreshës më 7/9 hap një kapitull të ri të menaxhimit të çështjeve që kanë të bëjnë me një përpjekje kolektive, si dhe çështje me të cilat jeni marrë shumë kohët e fundit. Nuk përjashtohet mundësia që të lindin disa njohje të cilat mund të zhvillohen ose në marrëdhënie miqësore ose në një lidhje të re romantike. Në mes të muajit, me hyrjen e Marsit në shenjën e Peshores, mund të ketë disa mendime nga e kaluara i të cilave do t’ju kujtoj të shkuarën, ndoshta duke krijuar disa shqetësime që mund të mos ekzistojnë për shkak të ndryshimeve. Mundohuni të mos ushqeni mendime negative, pasi kjo mund të ndikojë shumë në jetën tuaj këtë muaj. Më 21 shtator, Hëna e Plotë do të zhvillohet në boshtin Virgjëreshë-Peshk, e cila ju fton të merrni vendime për rolin që keni në një administrate ose disa vendime që kanë të bëjnë me jetën tuaj personale. Një ditë pas 22/9, hyrja e Diellit në shenjën e Peshores përuron një periudhë gjatë së cilës do t’ju duhet të shikoni përpara dhe të mos lejoni mendime negative t’ju tërheqin në vazhdën e tyre. Muaji mbyllet me Mërkurin ne retrograde  në shenjën e Peshores nga 27/9, e cila tregon se përveç keqkuptimeve “klasike”, mund të ketë një sfond në disa çështje që ju interesojnë për sa i përket punës.

Dashuria
Shtatori mund të fillojë me hapa të ngadalta për sa i përket çështjeve romantike, por më 10/9, kur Afërdita do të kalojë në shenjën tuaj të zodiakut, duket se gjërat do të ndryshojnë plotësisht! Afërdita në shenjën tuaj të zodiakut do t’ju ofrojë bukuri, besim dhe do të forcojë talentet tuaja të komunikimit, diçka që mbron zhvillimet pozitive në aspektin e çështjeve romantike. Për shkak të takimit joharmonik që ai do të ketë me Saturnin në mes të muajit, do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje komunikimit me partnerin tuaj si dhe disa çështjeve që mund të lindin në atë kohë, pasi këto ka shumë të ngjarë të krijojnë distancim emocional. Nëse jeni në një lidhje duket se ky muaj do të ketë disa mundësi për të kaluar një kohë të mirë me partnerin tuaj për sa kohë që ju zgjidhni mënyrën e duhur për t’iu qasur dhe menaxhuar disa çështje që mund të lindin në mes të muajit. Nëse jeni të lirë, duket se fansat përreth jush do të fillojnë të rriten, por kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë të zgjidhni atë që do të jetë në gjendje të plotësojë nevojat tuaja emocionale. Me Hënën e Plotë që do të zhvillohet në 21 shtator, do të mendoni për të marrë vendime në lidhje me ecurinë e një lidhjeje ose zgjedhjen e një personi që dëshironi të jeni pranë jush. Në fund të muajit me vazhdimësinë retrogradë të Mërkurit është e mundur që mund të ketë mundësi për të rindezur një romancë të së kaluarës.

Puna dhe Ekonomia
Disa çështje të lidhura me punën do të shfaqen që nga fillimi i këtij muaji, por mbani mend se përveç angazhimeve te shumta qe  i shihni, mund të ketë disa çështje që janë prapa jush dhe ju nuk i shihni. Pasqyrimi  për këtë muaj do t’ju duhet të zgjidhni me kujdes personat të cilëve do t’u besoni planet e biznesit dhe lëvizjet që dëshironi të bëni në punë. Në mes të muajit mund të ketë një atmosferë të ftohtë nga disa nga bashkëpunëtorët tuaja por përpiquni të mos e lini pa i zgjidhur çështjet që nuk presin, pasi kjo mund të ndikojë edhe në punë. Nga fundi i muajit duket se do të keni disa ide krijuese që nuk duhet t’i lini pa u vënë re, pasi ato do të jenë një aleat i vlefshëm në zgjidhjen e çështjeve profesionale. Me Mërkurin retrograd, mund t’ju duhet të rishqyrtoni kushtet e një marrëveshjeje biznesi ose financiare.

SHIGJETARI
Për juve të shenjës së Shigjetarit, shtatori vjen i vrullshëm veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me sektorin profesional, pasi me Hënën e re që do të zhvillohet në shenjën e Virgjëreshës në 7/9, duket se ato do të dalin në plan të parë. Një fillim i ri i karrierës ose një vendim i papritur për të ndryshuar punën në të cilën jeni është një nga skenarët e mundshëm të kësaj Hëne të re. Këndi i saj pozitiv me Uranin nga Demi tregon se do të dilni fitimtar nga vendimet që do të merrni gjatë kësaj kohe. Në mes të muajit Marsi do të kalojë në shenjën e Peshores dhe nga njëra anë do t’ju fusë në procesin e shoqërimit me më shumë njerëz, me miqtë tuaj, për t’u përfshirë në aktivitete dhe grupe kolektive, por nga ana tjetër kjo kërkon shumë kohë dhe mund të krijojë njëfarë tensioni prandaj shikoni gjërat që ju interesojnë më parë, pastaj argëtimin. Hëna e Plotë që do të zhvillohet në aksin Virgjëreshë-Peshk në 21 shtator mbyll disa çështje që u hapën në fillim të muajit. Boshti karrierë-familje do t’ju angazhojë shumë drejt fundit të muajit dhe kjo Hënë e plotë tregon se do të ishte mirë të mbyllnit disa çështje të pazgjidhura që mund të ekzistojnë ose në punë ose në disa çështje familjare. Një ditë pas 22/9 Dielli do të kalojë në shenjën e Peshores dhe nga pozicioni i tij i ri do të favorizojë shumë punën në administrata, përfshirjen tuaj me publikun dhe kontaktin tuaj me të tjerët. Sigurisht, për faktin se Dielli do të takojë Marsin i cili do të jetë në të njëjtën shenjë, mund të ketë disa ditë tensioni derisa të gjejë “vendin” e tij në gjëra që doni të realizoni në lidhje me punën.

Dashuria

Këtë muaj duket se do i lini disa çështje emocionale dhe personale, pasi interesi juaj do të përqendrohet në çështjet që lidhen me sektorin profesional. Prania e Afërditës në shenjën e Peshores deri në 9/9 dhe këndin pozitiv që ajo do të formojë me Jupiterin nga Ujori tregon se nuk do të mungojnë takimet shoqërore, të cilat mund të sjellin flirtime dhe njohje të reja. Nëse jeni të lirë në dhjetëshin  e par të muajit ka shumë të ngjarë që të takoni një person i cili do t’ju fusë në procesin e njohjes ku juve jeni në kërkim për diçka të tillë. Nga fundi i muajit do të ketë një shans në rilidhje të vjetër pasi Merkuri në retrogradë do të përforcojë mundësitë të tilla është e mundur që të futeni në procesin e të menduarit të një personi nga e kaluara. Nëse jeni në një lidhje mos lejoni që çështjet e së shkuarës të shfaqen në të tashmen pasi kjo mund të krijojë probleme me partnerin tuaj. Investoni kohë në kontakt me të, por edhe me të dashurit tuaj, pasi kjo do të funksionojë më shumë për të freskuar lidhjen tuaj të re. Nëse jeni të lirë nga 10/9 që Afërdita do të kalojë në shenjën e Akrepit, duket se mund të ketë një njohje të re që do të nxjerrë një mister. Për shkak të faktit se Afërdita do të jetë në prapaskenë për ju, do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje njohjeve të reja dhe të mos nxitoni të nxirrni përfundime, pasi do të ketë një tendencë që disa gjëra të jenë të paqarta.

Puna dhe Ekonomia
Sektori profesional duket se është mjaft i ngarkuar për këtë muaj dhe me Hënën e re që do të ndodhë në fillim, nuk përjashtohet që të ketë ndryshime në të. Ka shumë të ngjarë që ju të merrni vendimin për të lënë punën që keni ose madje ta ndryshoni punë plotësisht. Idetë që keni duket se janë të shumta por në çdo rast duhet të peshoni me kujdes të dhënat që ekzistojnë, të mirat dhe të këqijat, në mënyrë që të mos bëni një lëvizje që mund të karakterizohet si impulsive. Nga mesi i muajit e tutje mund të ketë disa momente tensioni në punë të cilat do të varen shumë nga mënyra se si zgjidhni t’i qaseni. Mos harroni se qetësia dhe dialogu bëjnë mrekulli!

BRICJAPI
Shtatori do të fillojë me një energji pozitive dhe shumë komunikues për ju dhe do të përqendrojë vëmendjen tuaj tek njerëzit që juve bashkëpunoni ose me persona të rinj që do të bashkëpunoni në një të ardhme të afërt . Hëna e re që do të zhvillohet në 7/9 në shenjën e Virgjëreshës ju ndihmon të hapni krahët, të zgjeroni horizontet tuaja shpirtërore dhe të merreni me gjëra me të cilat mund të mos keni asgjë për të bërë deri më tani! Fillimi i një programi pasuniversitar, një certifikim profesional, një ndryshim pune apo edhe një ofertë pune në lidhje me jashtë janë disa nga skenarët e mundshëm për këtë muaj. Hëna e Plotë që do të zhvillohet në aksin Virgjëreshë-Peshk më 21 shtator, ju fton të merrni vendime dhe të shihni nëse do të zbatoni disa ide që duket se janë shfaqur në fillim të muajit. Një ditë më vonë hyrja e Diellit në shenjën e Peshores dhe takimi që do të ketë me Marsin krijojnë lëvizshmëri intensive në çështjet që lidhen me punën. Dhjetëditëshi i fundit i muajit mund të jetë pak më i lodhshëm, por nëse punoni sipas një plani te mirëorganizuar nuk ka vend për t’u shqetësuar, nuk ka asnjë arsye që të mos jeni në gjendje të përmbushni detyrimet tuaja. Më 27/9 Merkuri  do të fillojë kursin e tij retrograde në shenjën e Peshores dhe mund të risjellë një diskutim që ka të bëjë me një çështje profesionale.

Dashuria
Në fillim të muajit, Afërdita do të jetë në shenjën e Peshores shumë e favorshme këndi që formon me Jupiterin mund të krijojë një terren të përshtatshëm për ju që të afroheni me një person që është në punë apo i/e kolege. Nga 10/9 kur Afërdita do të kalojë në shenjën e Akrepit, komunikimi juaj do të ndryshojë plotësisht pasi duket se do të afroheni me një taktik dyshimi si për çështjet tuaja romantike ashtu edhe për njerëzit që ju tregojnë interesin e tyre. Nëse jeni të lirë, është e mundur të bëni një njohje përmes njerëzve që janë pranë jush dhe duket se kjo njohje do t’ju shoqërojë për një kohë të gjatë. Nëse jeni në një lidhje do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje asaj dhe të mos lejoni që çështjet që lidhen me fusha të tjera ose frustrimi që mund të keni nga disa çështje pune të ndikojnë në sjelljen tuaj ndaj partnerit tuaj.

Puna dhe Ekonomia
Ky muaj mund të sjellë disa shqetësime biznesi, por në të njëjtën kohë ka shumë të ngjarë të sjellë disa fitime shtesë financiare në fillim të muajit, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë të shenjës tuaj të zodiakut. Pas 15 shtatorit për shkak të pranisë së Marsit në shenjën e Peshores, mund t’ju duhet të bëni një përpjekje për të komunikuar me disa persona në punë, por edhe për të rregulluar disa detyrime profesionale. Për shkak të faktit se ditët e fundit të muajit mund të krijojnë tension, përpiquni të keni zgjidhur problemet dhe detyrime të rëndësishme deri në mes të shtatorit pasi deri atëherë duket se do të jetë më e lehtë.

UJORI
Shtatori është një muaj që ju fton të ktheheni në bazën tuaj, në jetën tuaj të përditshme dhe në disa detyrime që mund të keni lënë pas në të kaluarën. Hëna e re që do të zhvillohet në shenjën e Virgjëreshës në 7/8 mund të sjellë zgjidhje për çështjet profesionale që duket se ju kanë lodhur shumë. Këndi i favorshëm që ajo formon me Uranin nga Demi ka të ngjarë të sjellë lajme dhe zhvillime të mira në lidhje me punën. Në mes të muajit, me hyrjen e Marsit në shenjën e Peshores, është e mundur të hyni në procesin e bërjes së gjërave që i keni premtuar vetes për një kohë të gjatë. Një certifikim, një seminar apo edhe një udhëtim jashtë vendit për biznes dhe jo vetëm arsye janë disa nga skenarët e mundshëm. Hëna e Plotë që do të zhvillohet në boshtin Virgjëreshë-Peshk në 21/9 sjell disa çështje të së kaluarës në plan të parë, në mënyrë që t’ju shtyjë të merreni me zgjidhjen e tyre. Mundohuni të qëndroni larg mendimeve negative pasi këto mund të minojnë gjithçka që dëshironi të bëni. Një ditë pas 22/9 Dielli kalon në shenjën e Peshores dhe nga pozicioni i tij i ri ka shumë të ngjarë të hapë një rrugë të re qoftë në një profesion apo në një rast personal. Megjithëse mund të ketë të dhëna që tregojnë ndryshime, do të ishte mirë të jeni shumë të kujdesshëm me vendimet që merrni për to, pasi Mërkuri do të fillojë kursin e tij retrograd në shenjën e Peshores më 27/9, diçka që mund të krijojë ose vonesa ose keqkuptimet. Kushtojini vëmendje të veçantë çështjeve që lidhen me udhëtimet.

Dashuria
Prania e Afërditës në shenjën e Peshores dhe trekëndëshi që do të formojë me Jupiterin në Ujor tregon se ky muaj do të fillojë shumë mirë për sa i përket jetës suaj personale. Është e mundur që të ketë mundësira për të flirtuar. Më 9/10 me hyrjen e Afërditës në shenjën e Akrepit, klima duket se ndryshon ndërsa ndryshojnë edhe mendimet tuaja. Afërdita në këtë pozicion krijon emocione dhe pasion të fortë, por këto mund të jenë një “thikë me dy presa” pasi nga njëra anë premtojnë momente të paharrueshme, por nga ana tjetër mund t’ju çojnë në vendime dhe reagime impulsive që nuk do të ndihmojnë zhvillimin të një rasti romantik. Nëse jeni të lirë, përpiquni të mos lejoni që mendimet dhe skenarët impulsiv të minojnë ose udhëheqin një njohje krejtësisht tjetër dhe të bëheni viktimë e vetvetes. Nëse jeni në një lidhje përpiquni të mos i lini emocionet tuaja jashtë kontrollit, pasi kjo mund të krijojë tensione mes jush dhe partnerit tuaj. Me kursin retrograde të Mërkurit në fund të muajit, është e mundur të keni një kthim nga e kaluara kujdes!!!

Puna dhe Ekonomia
Shtatori mund të mos fillojë ashtu siç e mendoni juve në lidhje me punën, por me kalimin e ditëve do të vini re se gjithnjë e më shumë çështje profesionale do të shfaqen dhe do t’ia arrini aty ku juve dëshironi. Këndi i favorshëm i Afërditës/Jupiterit dhe trekëndëshit Mërkuri/ Saturni tregojnë se deri në mes të muajit do të jetë më e lehtë për të zgjidhur çështjet e biznesit për këtë nëse ju jepet mundësia mos i lini ato për më vonë, por përpiquni t’i kryeni ato pjesës së parë të muajit. Pas mesit të muajit me hyrjen e marsit në shenjën e Peshores dhe pak më vonë me rrjedhën retrograde të Mërkurit në të njëjtën shenjë, mund të ketë një përfshirje në çështjet profesionale që nuk i kishit në mendje prandaj shpejtoni tani në fillim të muajit jo në mes të tij.

PESHQIT
Për juve të shenjës së peshqve, shtatori është një muaj që do të ju jepet mundësia për të mbyllur disa çështje që vijnë nga e kaluara, për të hapur krahët tuaj, për të bërë njohje të reja, ka shumë të ngjarë që të kaloni në një bashkëpunim të ri profesional. Hëna e re që do të zhvillohet në shenjën e Virgjëreshës më 7/9 dhe me këndin i favorshëm që Urani formon me të nga Demi tregon se mund të fillojë një marrëdhënie personale ose një bashkëpunim që do t’ju ndihmojë. Gjithashtu me këtë hënë të re favorizohen çështje të veçanta të cilat lidhen me jashtë dhe arsimin. Më 15/9 hyrja e Marsit në shenjën e Peshores tregon se gjysma e dytë e muajit do të ketë disa çështje që do të krijojnë disa vështirësi të brendshme mesa duket do të marrë zgjidhje pas datës 17 e tutje.

Në 21 shtator me Hënën e plotë që do të zhvillohet në boshtin tuaj (Virgjëreshë-Peshk) do të jeni të ftuar të shihni rrjedhën e marrëdhënieve tuaja ndërpersonale dhe të vendosni për disa pika mbi i. Nëse një marrëdhënie personale ose një bashkëpunim kishte dhënë analiza negative, duket se me këtë Hënë të plotë gjithçka sqarohet , që do të thotë automatikisht se rruga do të hapet për diçka të re që do të vijë. Më 22/9 kalimi i Diellit në shenjën e Peshores tregon se fillon një periudhë shumë e mirë për t’u marrë me çështjet financiare, veçanërisht nëse ato përfshijnë palë të treta, në mënyrë që të jenë në gjendje t’i zgjidhin ato dhe të dilni  fitimtarë prej saj. Më 27/9, Mërkuri do të fillojë kursin e tij retrograd në shenjën e Peshores, duke nxjerrë në pah çështjet e lëna “pezull” të së kaluarës, qoftë në çështjet personale, emocionale apo financiare.

Dashuria
Afërdita në shenjën e Peshores në dhjetëditëtshin e pare të muajit në shenjën e Peshores, gjë që tregon se shtatori do të fillojë me emocione dhe pasion të fortë! Më 10/9 ajo kalon në shenjën e Akrepit nga pozicioni i ri tregon  një njohje e cila duket se është bërë përmes njerëzve që janë në mjedisin tuaj më të gjerë. Nëse jeni në një lidhje duket se do të ketë mundësi për të zgjidhur çështjet që ju kishin larguar nga partneri juaj dhe për të gjetur zgjidhje për disa çështje që mund t’ju kenë mërzitur. Me hënën e plotë që do të zhvillohet në 21/9, nuk përjashtohet mundësia që të merrni një vendim që do të ketë të bëjë me të ardhmen e një lidhjeje ose -nëse jeni të lirë- të ardhmen e një të njohuri që ka tërhequr interesin tuaj.

Puna dhe Ekonomia
Fusha e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të biznesit do të jetë nga fillimi i muajit me hënën e re që do të zhvillohet në shenjën e Virgjëreshës. Tani do të ketë mundësi për të zgjidhur disa çështje të pazgjidhura, si dhe të tjera që mund të kenë dalë kohët e fundit. Pjesa financiare e çështjeve të biznesit do ju angazhoj shumë gjatë këtij muaji, por mos e lini të dominojë mendimet tuaja negative e së shkuarës  pasi do ketë çështje të tjera që meritojnë vëmendjen tuaj. Nga fundi i muajit ka shumë të ngjarë që të ketë zhvillime në lidhje me një bashkëpunim ekzistues ose të ri pasi duket se një cikël po mbyllet dhe një tjetër po hapet vëmendje të veçantë ne këtë të fundit.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *