Ndryshimet klimatike/ Bill Gates zgjedh Turqinë për planin e tij ambicioz

Bill Gates dëshiron të blejë qindra hektarë tokë në Turqi për të ndërtuar një fermë të qëndrueshme atje që do të ndihmojë në shpëtimin e planetit nga ndryshimet klimatike.

New York Post bën me dije se investimi, të cilin ai do ta bëjë përmes Fondacionit Bill & Melinda Gates, të cilin ai dhe ish-bashkëshortja e tij e krijuan, është pjesë e angazhimit të miliarderit për të ndihmuar fermerët të përshtaten me ndryshimet klimatike.

Në fakt, bashkëthemeluesi i Microsoft ka bërë kërkimin e tregut ditët e mëparshme, kur ndodhej në Turqi për të festuar ditëlindjen e tij të 66-të.

Ishte hera e dytë brenda pak muajsh që ai udhëtonte në Turqi. Këtë herë ai pushoi për më shumë se një javë. Në fakt, ai festoi ditëlindjen e tij në një plazh afër Bodrumit me një festë prej 50 të ftuarish, përfshirë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *