Ndryshimet klimatike, Britania 391 milionë Dollarë për vendet e varfra

19:11 08/11/2021

Paketa e ndihmave do të shkojë për vendet aziatike dhe të Paqësorit

Në fillimin e një jave të vështirë për bisedimet e OKB-së për klimën në Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar , udhëheqës nga vende të ndryshme të botës do të diskutojnë kundër ndryshimeve klimatike.

[embedded content][embedded content]

Britania e Madhe aty ku dhe po zhvillohen punimet e samitit 13-ditor njoftoi se do të ofronte një paketë ndihmash prej 340 milionë eurosh në ndihmë të vendeve të varfra. Shumica e parave nga Britania e Madhe do të shkojnë për të ndihmuar vendet aziatike dhe të Paqësorit.

Vendet më të varfra kanë kërkuar ndihmë financiare duke argumentuar se tashmë po vuajnë dhe do të preken më rëndë nga ndryshimet klimatike.

Samiti i OKB-së do të vazhdojë deri këtë të diel, me fokusin më të madh të bisedimeve se si do të kufizohet ngrohja globale me 1.5 gradë Celsius. Krerët e lartë të politikës  pritet të bëjnë me dije se cilat janë masat konkrete që do të ndërmerren në nivel global për të ulur emetimet deri në vitin 2030 dhe sesi do të ndihmohet planeti ynë.

Gjatë fundjavës, dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë në Glasgow dhe në mbarë botën ku kërkuan veprime të shpejta për të luftuar ngrohjen globale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *