Ndryshimet klimatike dhe ndotja marrin jetë në Europë

08:57 06/07/2023

OBSH: Çdo vit, 1.4 ml viktima në Europë nga fenomenet natyrore dhe ndotja atmosferike

Çdo vit, 1.4 mln njerëz humbin jetën në Evropë si pasojë e klimës dhe ndotjes mjedisore. Këto janë të dhënat e fundit të OBSH për rajonin e Evropës, ku përfshihet monitorimi në rreth 50 vende. Në raport vihet theksi te ndryshimet klimatike dhe shkak-pasojat që sjellin, duke numëruar vetëm vitin e kaluar 20 mijë jetë të humbura nga i nxehti extrem.

Ndërsa në vitin 2019, në Evropë dhe Azinë Qëndrore numërohen rreth 570 mijë humbje jete që janë shkaktuar nga ndotja atmosferike, ndërsa 150 mijë të tjera nga ndotja shtëpiake. Në vititn 2020 thuhet në raport, rreth 77 mln banorë nuk kanë patur akses për ujin e pijshëm.

Për këto dhe masat që duhen ndërmarrë, ka nisur punimet në Budapest konferenca ministeriale mbi shëndetin, deri në datën 7 Korrik. Qëllimi është të arrihet një marrëveshje me një seri veprimesh konkrete për të përgatitur sistemet shëndetësore të përballojnë impaktin e ndryshimeve klimatike dhe reduktimin e efekteve mbi shëndetin.

Fokusi është mbi katër pika kryesore që janë: cilësia e ujit, ajrit, shërbimet higjeno-sanitare, produktet kimike dhe mbetjet. 

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts