Ndryshimet klimatike në Europë, qytetarët shijojnë motin e ngrohtë

ndryshimet klimatike ne europe qytetaret shijojne motin e ngrohte
[embedded content][embedded content]

11:25 08/10/2023

Temperaturat e larta të Tetorit kanë bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen plazhit  

Viti 2023 regjistroi temperatura mjaft të larta. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian këtë vit temperaturat ishin 0,52 gradë Celsius më të lartë se mesatarja. Muaji i kaluar ishte Shtatori më i ngrohtë i regjistruar, me 0,93 C mbi temperaturën mesatare. Por tempraturat e larta kanë vijuar edhe në muajin Tetor në shumë vende të Evropës.

“Erdhëm për të përfituar nga moti i ngrohtë. Nuk është aq  nxehtë sa ka qenë pjesa tjetër e javës, por është një kohë e mrekullueshme. Uji është fantastik, është shumë i mirë. Kjo  situatë nuk është shumë normale, por për mua moti është fantastik.”

Shumë qytetarë në Portugali e kanë shfrytëzuar motin e mirë për të shkuar në plazh.

“Kam qenë këtu në Portugali vetëm për një periudhë të shkurtër kohe dhe nuk e kam përjetuar ende të ftohtin. Por  që merrem me sportin e volejbollit, është një kohë perfekte. Të gjithë thonë se nuk është e zakonshme në këtë kohë të vitit që moti të jetë i tillë. Është vapë, por mua më pëlqen shumë. Po e shijoj shumë. Shpresoj që të vazhdojë kështu.”

Por disa qytetarë të tjerë shprehen të shqetësuar për pasojat që mund të sjellë në të ardhmen moti i ngrohtë.

“Është fantastike të kesh këtë mot sepse unë e adhuroj diellin dhe të ngrohtin, por ekziston edhe një anë tjetër të medaljes. Nëse moti vazhdon kështu, do të shohim shumë thatësirë dhe ndoshta do të ketë zona në vend që do të vuajnë nga kjo problematikë.”

Shkencëtarët bëjnë me dije se ndryshimi i klimës i kombinuar me fenomenet e shpeshta të El Nino ka bërë që temparturat të ngrihen.

El Nino, është një fenomen i ngrohjes së temperaturave të sipërfaqes së ujit në Oqeanin Paqësor lindor dhe qendror, i cili është i lidhur me kushtet ekstreme të motit nga ciklonet tropikale, reshjet e dendura deri tek thatësirat ekstreme.

“Sigurisht, ne jemi ata që e kemi ndryshuar klimën. Ne kemi shkatërruar botën, duhet të ndërgjegjësohemi për këtë”.

Qytetarët vërejnë ndryshimin e shpejtë të klimës brenda një kohe të shkurtër.

“Nuk e kuptoj, nuk e kuptoj  se si erdhi papritur sërish vera, nga xhaketa kaluam sërish duke u veshur me mëngë të shkurtra brenda një jave. Sigurisht, kjo e gjitha ka të bëjë me ndryshimet klimatike, mënyrën sesi ne po e trajtojmë planetin dhe do të ishte momenti ideal që të gjithë të fillonin të ndërmarrin veprime të rëndësishme, qoftë edhe sakrifica të vogla. Unë psh përdor shishen time të ujit nga shtëpia në vend që të blej nga dyqani shishe të tjera plastike me ujë”

Shumë qytetarë evropianë vërejnë ndryshimet e klimës me kalimin e viteve.

“Unë jam një adhurues i liqenit, kanë kaluar 10 vjet, ndoshta tetë që ku klima ndryshoi në mënyrë tërësisht të papritur. Tani po vij këtu për tu larë për shumë muaj të vitit. 20 vjet më parë kjo nuk ishte e mundur në Gjenevë. Gjatë viteve të kaluara ka patur raste kur moti ka qenë shumë i ftohtë.

Temperatura të tilla pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim .

“Për javën e ardhshme, parashikimi i motit thotë se temperaturat do të jenë 26 gradë. Për momentin temperatura e liqenit është ende 20 gradë Celcius. Normalisht në këtë periudhë të vitit temperatura bie, por po ndodh e kundërta.

Klan News


ndryshimet klimatike ne europe qytetaret shijojne motin e ngrohte

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts