Ndryshimet klimatike po ‘vrasin’ detin Marmara, Turqia nis fushatën për ta pastruar nga algat e tepërta

Turqia do të fillojë sot një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta.

Duke përsëritur një plan të ri veprimi me 22 pika, Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit e Turqisë njoftoi se do të fillojë fushatën pa ndërprerje për të pastruar rritjen e fundit të mukozës që mbulon sipërfaqen e pjesëve të Detit Marmara në veriperëndim të vendit.

Ministria njoftoi se puna do të kryhet nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, institucionet kompetente, organizatat joqeveritare në koordinim me bashkitë që kanë bregdet.

Mukoza është rritja e tepërt e algave mikroskopike të quajtura fitoplankton. Shtresa e trashë, e ngjashme me mukusin, përmban një larmi mikro-organizmash dhe shkaktohet nga rritja e temperaturës së ujit të detit për shkak të ngrohjes globale, ujit të pa lëvizur dhe ndotjes.

Bashkitë metropolitane, rrethet provinciale, si dhe shoqatat e rretheve po ashtu do të kryejnë të gjitha punët e nevojshme në transportimin dhe menaxhimin e mukozave dhe mbetjeve të mbledhura nga deti, shkruan AA.

Fushata do të fillojë në orën 2 pasdite sipas kohës lokale në plazhin ‘Caddebostan’ të Stambollit me pjesëmarrjen e ministrit të Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum, guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya, krerëve të rretheve dhe organizatave joqeveritare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *