Ndryshimet klimatike rrezikojnë Barrierën Koralore në Australi

ndryshimet klimatike rrezikojne barrieren koralore ne australi
ndryshimet klimatike rrezikojne barrieren koralore ne australi

10:41 04/02/2022

Ndryshimet klimatike rrezikojnë sërish barrierën koralore në Australi. Shkak duket se janë temperaturat shumë të larta të verës në Hemisferën Australiane. Dëmi ndikon tek ngjyrat duke i zbehur, fenomen që është theksuar mjaft gjatë 3 muajve të fundit. Dhe sipas Agjencisë Amerikane të Meteorologjisë dhe Oqeangrafisë, mendohet se situata do të përkeqësohet gjatë muajve Shkurt e Mars, ku temperaturat do të ngrihen edhe më tepër, gjë që mund të shkaktojë një zbardhje masive të koraleve.

Sipas shkencëtarëve, nuk është regjistruar ndonjë stress termik i tillë mbi speciet, duke ndikuar fillimisht mbi algat njëqelizore e duke prekur më pas gjithë zinxhirin e barrierës koralore.

Barriera e Madhe Koralore, pra ajo e Australisë, është me e madhja në botë, dhe përfshin 2900 barriera të lidhura mes tyre, 900 ishuj me një gjatësi 2200 km dhe sipërfaqe 345 mije km2. Është krijuar 20 mijë vjet me parë dhe në të gjenden 1500 specie peshqish.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts