Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e bojkotuan këtë të premte mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku do të shqyrtohej nisma e PS për ndryshimet kushtetuese.
“Në rendin e ditës është caktimi i relatorit nga opozita, miratimi i ekspertëve dhe ekspertizës dhe caktimi i detyrave nga ekspertët.
Duke qenë se nuk vazhdojmë dot me pikën dy e tre për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës, në këtë mbledhje duke dëshiruar e duke kërkuar patjetër
praninë e tyre në mbledhjen e ardhshme për të mirëfunksionuar mbledhja dhe për të ecur para me kalendarin e miratuar në mbledhjen e shkuar”, tha kryetarja e Komisionit Lindita Nikolla.
Në mbledhjen e sotme, maxhoranca miratoi edhe vendimin për t’ju drejtuar Komisionit të Venecias për një mendim lidhur me nismën për ndryshimet kishtetuese për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.
Në këtë pikë ishte Fatmir Xhafaj ai që abstenoi.
“Abstenim. Për mos e zgjatur më shumë i qëndroj cfarë kam thënë më parë dhe abstenoj”, tha Xhafaj.
“Me shumicë miratohet do i drejtohemi dhe komisionit të Venecias”-, tha Nikolla.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al