Ndryshimet në statutin e PD, përfaqësuesi i Bardhit: Avokatët e Bashës po zvarrisin me truke procesin

Përfaqësuesit ligjor i grupimit të Gazment Bardhit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës për statusin e Partisë Demokratike, Marash Logu tha në News 24, se avokatët e Lulzim Bashës po e shtyjnë vazhdimisht në këtë proces me truke procedurale.

“Deri më tani kemi zhvilluar 4 seanca gjyqësore. Nga përfaqësuesit e z.Basha ka pasur përpjekje dhe truke procedurale për ta shtyrë dhe zvarritur këtë proces. Pasi gjykata mori dokumentacionin dhe vlerësoi se mund të jepte një vendim, nga ana e përfaqësuesve të zt.Basha kërkuan dorëheqjen e gjyqtarit. Çka është një përpjekje për ta shtyrë më tej.

Në një proces që ka më shumë se dy palë, gjyqtari do të marrë një vendim në favor të njërit apo tjetrit. Në këtë proces është harxhuar shumë kohë dhe energji ndaj gjykata duhet të marrë një vendim. Përfaqësuesit e zt.Basha ndoshta nga ndonjë frikë që kanë për vendimin tentojnë ta shtyjnë këtë proces në kalendat greke.

Aktualisht, Partia Demokratike ka tre procese në gjykatë.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts