Ndryshimi i akuzës për anëtarët e fisit Rraja pas dhunës ndaj 2 personave, reagon Klevis Balliu: Drejtësia e narkoshtetit shërben për ti liruar nga burgu kriminelët

Klevis Balliu ka reaguar pasi Prokuroria kërkoi ndryshimin e akuzës për anëtarët e fisit Rraja, të cilët dhunuan dy kushërinj të fisit Maja.

Balliu thotë se lidhja e qeverisë me krimin është aq e “hapur dhe e pastër, por drejtësia e narkoshtetit shërben për ti liruar nga burgu kriminelët”.

“Rama Rrajën e emëroj deputet, Gjokën e firmosi si investitor strategjik.

Lidhja e qeverisë me krimin është aq e hapur dhe e pastër sa në çdo vënd të botës Rama do hetohej për lidhjet e tij me këto organizata kriminale. Por drejtësia e narkoshtetit shërben për ti liruar nga burgu kriminelët. Ndaj sot Prokuroria ndryshonë akuzën në plagosje të lehtë dhe mohon edhe pistoletën në dorë të dhunuesve”, shprehet ai në një postim të bërë në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts