Ndryshimi i madh që po përgatit WhatsApp

18:42 28/06/2021

Aplikacioni më popullor i mesazheve, WhatsApp thuhet se po përgatit një ndryshim të madh. Bëhet fjalë për mesazhet zanore për përdoruesit e iPhone dhe Android.

Aplikacioni do të tregojë format e valëve teksa po regjistroni audio. Por këto ndryshime janë ende në testim dhe nuk janë ende në dispozicion të përdoruesve të iPhone dhe Android.

WABetaInfo mundi që të marrë një demo të këtij funksioni që po përgatitet nga WhatsApp. Pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe fakti që përdoruesi mund të ndalojë regjistrimin që po bën dhe ta dëgjojë përpara se ta dërgojë.

Pasi të keni përfunduar, do t’ju shfaqet një buton blu në mënyrë që ta dërgoni ose ta fshini. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts