Ndryshon strategjia e Moskës, Lavrov: Objektivat tanë në Ukrainë shkojnë përtej Donbasit

ndryshon strategjia e moskes lavrov objektivat tane ne ukraine shkojne pertej donbasit
ndryshon strategjia e moskes lavrov objektivat tane ne ukraine shkojne pertej donbasit

Përqendrimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk është më “vetëm” në lindje të vendit, ka thënë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Në një intervistë me median shtetërore ruse, ai la të kuptohej se strategjia e Moskës kishte ndryshuar pasi Perëndimi furnizoi Ukrainën me armë me rreze më të gjatë.

Rusia tani do të duhet të shtyjë forcat ukrainase më tej nga vija e frontit për të garantuar sigurinë e saj, shpjegoi ai.
Shtetet e Bashkuara kishin akuzuar më herët Rusinë për përgatitjen e aneksimit të pjesëve të Ukrainës.

Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, duke pretenduar në mënyrë të rreme se rusishtfolësit në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës kishin pësuar një gjenocid dhe duhej të çliroheshin.

Pesë muaj më vonë, Rusia ka pushtuar pjesë të lindjes dhe jugut të vendit, por ajo dështoi në qëllimin e saj fillestar për të kapur Kievin dhe që atëherë ka pretenduar se objektivi i saj kryesor ishte çlirimi i Donbasit.

Që nga shkurti, Perëndimi e ka furnizuar Ukrainën me armë gjithnjë e më të fuqishme për t’i përdorur në mbrojtjen e saj kundër forcave ruse.

Zoti Lavrov thotë se kjo e ka detyruar Rusinë të zgjerojë më tej objektivat e saj.

“Ne nuk mund të lejojmë që pjesa e Ukrainës e kontrolluar nga [Presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky… të zotërojë armë që do të përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin tonë,” tha zoti Lavrov në intervistën me Margarita Simonyan – një komentatore e njohur dhe kryeredaktore e televizionit rus dhe transmetuesit RT.

“Gjeografia është ndryshe tani”, tha ai, duke përmendur rajonet jugore Kherson dhe Zaporizhzhia si objektivat e fundit të Rusisë. Forcat e Moskës tashmë kanë pushtuar pjesë të të dy rajoneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts