Në 24 orët e fundit identifikohen katër raste me COVID dhe asnjë viktimë në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë identifikuar katër raste të reja me COVID nga 523 teste të kryera.

Ndërkohë nuk është shënuar asnjë viktimë. Po ashtu gjatë 24 orëve janë shëruar 32 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm it ë shëruarve ka arritur në 224, 824.

Njoftimi:

17 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 523 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824.

  • Në total numri i rasteve aktive është 282.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.