“Në 25 prill, kryq fletës së votimit”, Ruçi ‘kap ngushtë’ deputetin e opozitës: Po ti nuk e ke emrin asgjëkundi…

SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës në Kuvend, Ralf Gjoni i bëri thirrje qytetarëve që nbë 25 prill të vendosin kryq të madh në fletën e votimit, për të gjitha partitë dhe kandidatët duke e akuzuar këtë klasë politike si diletante.

Por kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili i kujtoi Gjonit që ai nuk kandidon në zgjedhjet e 25 prillit për deputet nën asnjë sigël partie.

“Poi i vunë kryq të gjithëvë kush do qeverisëq pastaj?”, e pyeti Ruçi.

Ralf Gjoni: Ky tjetri shkruan për misionin e tij si shëmbëlltyrë besnike e kurbanit të Ramës, qytetarë duhet ta dini se e vërteta është krejt ndryshe, misioni i tyre i përbashkët është t’ju bëjnë juve kurban për xhepat e tyre. Ndaj në 25 prill kryq fletës së votimit, kryq kësaj klase politike të paaftë e diletante.

Gramoz Ruçi: Përshëndes që ke reflektuar nga seanca e parë që sot dole konform rregullores e përmbajtjes së ligjit.

Por është hera e dytë që e përsërit këtë kryq të gjithëve, po ja futi kryq të gjithëve elektorati ti s’e ke emrin gjëkundi që të lërë tyja, se kush do qeverisë këtu pastaja?





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *