“Në 8 Mars do të dhuroj lule për humbjen e radhës”- ‘Dibra’ përplas Tabakun me Manjën, deputetja e PD: Drejtoju kujt të duash me ti, mua jo. Duhet të të vinte turp të dilje në Parlament pas dosjes ‘184’








Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetja e PD Jorida Tabaku kanë replikuar sot në Kuvend për kandidatin në Dibër, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se në 8 mars “do të dhuroj lule për humbjen e radhës”. Ndërsa deputetja e PD i tha se ministri Manja sot duhet të ishte një nga ata që duhet të kishte turp të dilte në Parlament pas përgjimeve të dosjes 184 për zgjedhjet në Dibër.

Jorida Tabaku: Së pari më lejoni të them se zoti Manja ka të drejtë për herë të parë. Dibra më 6 mars do votojë djalin e saj Luan Haka, ai kandidati i Ulsiut nga Tirana nuk përfaqëson asgjë as për dibranët as për ata që do të votojnë më 6 mars.

Ministri Ulsi Manja: Bëre gabim që e përmende atë djalin kandidatin tonë nga Dibra, Rahim Spahiun se dibranët kanë të drejtën të lëvizin kudo, po rrënjët e degët i kanë në Dibër e ti nuk je person i duhur nga kjo sallë t’u mohosh djemve të Dibrës rrënjet nga i kanë.

Duhet të jesh e vërtetë deri në fund se vërtet ju e keni kandidatin djalë Dibre por dhe ne me nje ndryshim. Rahim Spahiu nuk kthehet në Dibër si kandidat me 10 biznese.

Të jesh e bindur që në 8 mars, dibranët do ju japin një hak të trefishtë ju të dy krahëve nga e djathta, cfarë të ngelet nga haku i trefishte që do u japin ju dibranet do e marrë kandidati juaj Haka.

Në 8 mars unë me kolegët e mi do të të jap një dhuratë tufë me lule për humbjen e radhës në Dibër.

Mos u merr me Dibrën e dibranët po shikoni hallin që u ka rënë në shtëpinë tuaj se dibranët e dinë vetë rrugën.

Sa për dosjen 184 zoti Basha e kam me ty. Shif se je në rregull ti sa jam unë me drejtësinë po je ti i gatshëm sa jam unë para drejtësisë në mënyrë konsistente je në rregull unë nuk u shmangen drejtësisë as me procedurë as raporte mjekesh as nuk i injoroj thirrjet që vijnë nga cdo autoritet gjyqesor brenda apo jashtë vendit.

Deputetja Jorida Tabaku : Së pari mu drejtoni me ju jo me ti, unë kam bërë fushatë në 2016 në Dibër nuk kisha qenë ndonjëherë jam deputete ne Tiranë por ajo që kam parë e dëgjuar nga dosja 184 e që ka bërë e dëgjuar gjithë bota për zotin minister të Drejtësisë sot e për disa ish minsitra që janë sot këtu duhet t’u vinte turp e s’duhet të dilnin fare ne Parlament.

Presion i jashtëzakonshëm për të ngritur gjithë shtetin në këmbë për të vjedhur zgjedhjet e pjesshme në Dibër imagjinoni cfarë bëjnë këta për zgjedhjet qendrore. Që viijnë mburren këtu me suksese imagjinare ky nuk eshte faji im.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.