“Në 8 vite biznesi i vogël u godit nga Edi Rama”/ Ervin Salianji nga Korça: Me qeverinë e PD-së ky biznes paguan 0.5% të xhiros vjetore

SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet në Qarkun e Korçës, Ervin Salianji thotë se në tetë, biznesi i vogël është goditur nga qeveria.

salianji

Gjatë një takimi me përfaqësues të këtij biznesi atje, Salianji thotë se tani “jemi të gjithë bashkë për të mbështetur sipërmarrjet, tregtarët dhe biznesin”.

Ai thotë se me qeverinë e Partisë Demokratike, Shqipëria fiton biznesin pa gjoba dhe një taksë prek 0.5% të xhiros vjetore.

“Kur Edi Rama ishte në opozitës premtoi dhe mashtroi aq shumë saqë arriti të bënte për vete edhe një pjesë të vogël të shoqatave apo grupeve të interesit në Shqipëri. Partia Socialiste ka fuqizuar vetëm Niko Peleshin dhe një shokun e vet.

Të gjithë bizneset e tjera janë në zgrip, ndërkohë që pasurohen njerëz që nuk janë marrë asnjë ditë me biznes si Peleshi. Duke u dhënë në mënyrë të pandershme tendera dhe duke goditur disa të tjerë, pa dyshim që biznesi e ka të vështirë”, u shpreh ai.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *