“Në 8 vite PD u kthye në ministri të narko-shtetit!”- Sali Berisha akuza Ramës: Përdori shtetin si në diktaturë dhe paratë e drogës për të blerë vota!








Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot foltoren e radhës në Librazhd, ku akuzoi edhe njëherë kreun e PD-së Basha për bashkëpunim me kryeministrin Rama, duke kthyer sipas tij PD-në në ministri të narko-shtetit.

berisha 1

Sali Berisha denoncoi blerjen e votave nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij përdori paratë e drogës dhe potencialet e shtetit njësoj si në diktaturë.

Hymë më këtë vjeshtë si njerëz thellësisht të lënduar, si një shoqëri e cila nuk votoi dot si shoqëria e qytetëruar. Si një shoqëri të cilën narko-shteti i bleu, i rrëmbeu me falangat e patronazhistëve me dhjetëra miliona euro të buxhetit, me bandat e pamëshira, votën dhe mandatet. Erdhëm në këtë vjeshtë si një shoqëri, e cila me besimin që shprehu te opozita mbeti një shoqëri e tradhtuar, e prerë në besë, e braktisur. Vërtet Edi Rama rrëmbeu dhe plaçkiti vota si kurrë ndonjëherë më parë, ai përdori gjithë potencialet e shtetit njëlloj si në diktaturë kur partia ishte shtet. Ai disbursoi vetëm në muajin prill 91 milionë euro për të blerë vota. Mobilizoi falangat e krimit në të katër anët e vendit për të blerë vota me paratë e drogës. Por peng-kryetari i cili u zotua se do mbrojë votën tuaj, u zotua se nuk do njohë zgjedhjet e 25 prillit, harroi çdo zotim para jush, shkelmoi çdo zotim, u kthye dhe u mor vetëm me karrigen e tij, dhe filloi bashkëpunimin e turpit me Edi Ramën. PD-në e nënshtroi në një ministri të narko-shtetit. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një opozitë të votojë apo abstenoi ndaj borxhit më të madh të marrë në historinë e vendit, sic veproi peng-Basha”, tha Berisha.

Të gjitha këto ndodhën, pasi ne kaluam në këto 8 vite nga një rekord i zi te një rekord tjetër i zi. Borxhi u rrit me 5 herë më shumë sesa 8 vitet e mëparshme, kurse rrogat dhe pensionet u ulën në pikiatë. Sot secili merr 30 për qind më pak se në vitin 2013, duke e matur me inflacionin. Por problemi sot është se nëqoftëse 8 vite me parë Shqipëria ishte vendi me rrogat më të larta në rajon, sot është vendi me rrogat më të ulëta në rajon. Kafshata në Shqipëri kushton 8-10 herë më shumë se në vendet e BE-së. Nafta blihet me të njëjtin çmim si në Gjenevë dhe Zyrih, ku rrogat janë 10-12 herë më të larta se në Shqipëri. Ky është rezultat i narko-shtetit, ku konkurrenca nuk ekziston më”, shtoi ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.