“Në ADN-në e Juventusit është vetëm fitorja!”, Vlahoviç flet si lojtari i ri i “Zonjës”: Fanella me numrin 7? E zgjodha sepse…








Dushan Vlahoviç ishte një nga blerjet e mëdha në merkaton e janarit, teksa u transferua nga Fiorentina te Juventusi. Së fundmi sulmuesi serb është prezantuar si lojtari i ri i “Zonjës së Vjetër” teksa ka thënë se mezi pret që të luajë dhe të integrohet me pjesën tjetër të grupit, dëshiron të fitojë me Juventusin dhe se fanella me numrin 7 nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë si zgjedhje:

VLAHOVIC 1

Fiorentina – “Do të doja të falënderoja Fiorentinën. Të gjithë personat që ishin atje. Skuadrën e të rinjve dhe shokët e mi të skuadrës në ekipin e parë. Do të doja të falënderoja të gjithë nga Korvino te presidentët Dela Vale dhe Komiso. Trajnerët që jam stërvitur dhe sigurisht dhe Prandelin.”

Ndjenjat aktuale – “Jam i emocionuar dhe krenar që kam nënshkruar me klub të lavdishëm si Juventusi. Jam gati të bëj gjithçka për të arritur rezultate të shkëlqyera. Dua të falënderoj presidentin e Juventusit që më solli këtu.”

Pse Juventusi? – “Zgjedhja ishte e lehtë. Në ADN-në e Juventusit ka vetëm fitore dhe kurrë nuk dorëzohet, duke shkuar deri në fund. Edhe mentaliteti im është ky.”

Numri 7 – “Numri 7 për mua nuk përfaqëson asgjë, e zgjodha sepse është më i afërti me 9-shin që nuk ishte i lirë.”

Ambjentimi – “Dua të futem sa më shpejt në skemat e trajnerit dhe t’i bashkohem grupit, duke u bërë miq me shokët e skuadrës. Unë dua të jem në një familje me stafin dhe drejtuesit e Juventusit, gjithashtu mendoj se është thelbësore të kemi një grup të bashkuar për të arritur rezultate.”

Stërvitja individuale – “Futbolli sot është në një nivel ku çdo detaj bën diferencën. Po përpiqem të përmirësoj veten nga të gjitha këndvështrimet dhe kur është e mundur. Po mundohem të punoj edhe mendërisht, nuk them që stërvitem 24 orë, por mendoj shumë për futbollin.”

Juventusi – “Është klubi më i madh në Itali dhe jam i lumtur që jam këtu. Dëshira për t’u përmirësuar gjithmonë me objektiva shumë të larta më ka tërhequr gjithmonë te bardhezinjtë dhe për këtë arsye jam i lumtur që jam këtu.”

Presioni i numrit 7 – “Të gjitha fanellat e Juventusit peshojnë. Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin dhe për të vënë veten në dispozicion për të arritur objektivat. Nuk ka rëndësi numri i fanellës, si shkojmë në fushë dhe me çfarë vendosmërie e bëjmë. Pjesa tjetër nuk më intereson shumë.”

Këshilla e miqve – “Po, kam folur me Kiezën, kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të. Më vjen keq që u lëndua, por ne do ta presim dhe mezi pres të luaj me të dhe me të gjithë shokët e mi.”

Përgjegjësitë – “Duhet të jem gati menjëherë, nuk kam asnjë justifikim sepse ajo që ka rëndësi këtu është fitorja.”

Alegri – “Bëra disa stërvitje, por nuk folëm për taktikat. Ai më priti shumë mirë dhe mezi pres të luaj.”

Frymëzimi – “Nuk është koha për të pasur idhuj për t’u frymëzuar, por për të pasur rrugën time për t’u bërë një lojtar i madh. Me shumë punë mund ta bëj.”

Moduli ideal – “Unë jam në dispozicion të trajnerit dhe bëj atë që më kërkon ai. Nuk kam probleme apo preferenca, përshtatem me skemat që do të kërkojë trajneri.”

Lider i skuadrës – “Ka shumë në këtë ekip. Unë thjesht dua të futem sa më shpejt në dinamikën e grupit. E vetmja gjë që ka rëndësi është të fitosh.”

Dibala – “Nuk e kam takuar ende sepse është në kombëtaren e Argjentinës. Ai është një lojtar i madh, por do të jetë në dorën e trajnerit të zgjedhë se si do të luajmë. Jam gati dhe i gatshëm të bëj gjithçka, këtu ka shumë kampionë edhe në sulm.”

Problemet e Juventusit – “Nuk ka asnjë lojtar në botë që mund të zgjidhë ndeshjet vetë. As që dua të mendoj se jam këtu për të zgjidhur problemet i vetëm, është ekipi që duke punuar së bashku mund të bëjë mirë dhe të fitojë.”

Do të jetoni në shtëpinë e dikurshme të Ronaldos? – Unë jam duke kërkuar për një shtëpi.”, përfundoi Dushan Vlahoviç.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.