Në arrest shtëpie në Fushë Krujë, 39-vjeçari arrestohet në Himarë

ne arrest shtepie ne fushe kruje 39 vjecari arrestohet ne himare
ne arrest shtepie ne fushe kruje 39 vjecari arrestohet ne himare

Një 39-vjeçar nga Fushë Kruja u arrestua nga policia e Himarës, pasi kishte shkelur urdhrin e arrestit në shtëpi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kapën shtetasin A. K., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shtetasi A. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaroi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts