“Në avion ka bombë”, ‘Bjellorusia devijon fluturimin për në Vilnius për të arrestuar gazetarin’. Reagime nga ndërkombëtarët

Një aeroplan i Ryanair që fluturonte nga Greqia në Lituani është devijuar në Bjellorusi, ndërsa figurat e opozitës së vendit atje thonë se e gjitha ishte bërë në mënyrë që një gazetar disident në bord të arrestohej.

Rrjeti mediatik Nexta tha se ish-redaktori i saj Roman Protasevich u arrestua. Mediat shtetërore të Bjellorusisë thanë se aeroplani u devijua për në Minsk, për shkak të një alarmi për bombë, por nuk u gjet asnjë eksploziv në të, shkruan BBC.

Shtetet evropiane kanë reaguar me zemërim, duke akuzuar Bjellorusinë për “terrorizëm shtetëror” dhe duke kërkuar dënim të rastit. Figurat politike në të gjithë Evropën tashmë kanë bërë thirrje që BE dhe NATO të ndërhyjnë.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab paralajmëroi se “veprimi i çuditshëm” do të kishte “pasoja serioze”.

Kretarja e opozitës në Bjellorusi Svetlana Tikhanovskaya, e cili u mund nga Alexander Lukashenko në sondazhet presidenciale vitin e kaluar të denoncuara gjerësisht si të manipuluara, ishte midis atyre që kërkuan lirimin e Protasevich.

Që nga zgjedhjet e gushtit, 66-vjeçari Lukashenko, i cili ka drejtuar vendin që nga viti 1994, ka goditur zërat kundërshtues. Shumë figura të opozitës janë arrestuar ose, si zonja Tikhanovskaya, që iku në mërgim.

Gazetari i arrestuar Roman Protasevich është dënuar me vdekje nga qeveria Lukashenko në 2017, dhe ndaj ka reagime për shkak të mundësisë së ekzekutimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *