Në Azovstal janë të strehuar rreth 500 persona të plagosur

ne azovstal jane te strehuar rreth 500 persona te plagosur
ne azovstal jane te strehuar rreth 500 persona te plagosur

12:51 04/05/2022

Një prej personave të mbetur brenda uzinës Azovstal në Mariupol ka përshkruar kushtet atje për BBC. Mykhailo Vershynin, për programin Today të BBC Radio 4, tha se brenda kompleksit të madh industrial ndodhen më shumë se 500 persona me dëmtime të ndryshme.

200 prej tyre janë në gjendje kritike, tha Vershynin, i cili shtoi se gjendja shëndetësore e të plagosurve po përkeqësohej për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore dhe kushteve jo higjienike.

Ka një “mungesë totale të gjithçkaje”, tha ai, qoftë ushqim, ujë apo mjekim.

Pavarësisht kushteve të dëshpëruara, mbrojtësit e Azovstal thonë se janë “gati për të luftuar deri në fund”. Vershynin, i cili ishte shef i patrullës së policisë para luftës, tha se mbrojtësit varionin në moshat nga 19 deri në 60 vjeç.

Të dielën, një grup i parë civilësh u evakuuan përfundimisht nga kompleksi i madh industrial. Dje, ata arritën në Zaporizhzhia./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts