Në Bari hapet shkolla shqipe, Taulant Balla: Bashkëkombësit tanë do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë








Në Bari të Italisë është hapur një shkollë në gjuhën shqipe. Kjo është përshëndetur edhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili thotë se e ka pritur me kënaqësi këtë lajm.

shkolla shqip ne bari, taulant balla

Më anë të një postimi në Facebook, Balla thotë se tani bashkëkombësit të cilët jetojnë në Bari do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë.

Sipas Ballës kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Me kënaqësi e prita njoftimin për hapjen e Shkollës🏫 në gjuhën shqipe👐 në 📍Bari të Italisë.  Sigurisht një lajm i mirë për bashkëkombësit tanë të cilët jetojnë në Bari, pasi do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Padyshim një lajm i gëzueshëm edhe për ne në Shqipëri, pasi kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.

Shkolla ku do të mësohet gjuha amtare quhet “Le Aquile di Seta”, ndërsa inaugurimi i saj u bë ditën e sotme ku e pranishme ishte dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi dhe Dr. Alda Kushi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *