“Në Butrint triumfoi sallami”-Gjekmarkaj replikon me Margaritin: Spiropali do shkruajë për kryekreshnikun! Ministrja: Unë do t’ju flisja jo vetëm për eposin, por…








Në Komisionin e Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik ka pasur replika mes kryetarit të këtij komisionit, Agron Gjekmarkaj dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti.

MARGARITI GJEKMARKAJ

Ministrja u shpreh e gatshme që të shkojë në Komision sa herë të flitet për çështje konkrete. Teksa Margariti u ndal tek Gjergj Fishta, Gjekmarkaj kritikoi qeverinë, duke thënë se për 150-vjetorin e trajtoi atë si një poet provincial.

REPLIKAT NË KOMISION

Gjekmarkaj–Margaritit:  Zonja ministre ju përmendet eposin e kreshnikëve me intriguat shume! Sa mire, shyqyr që na e shkruan të parët, mendo sa i pafund do të ishte nëse na e shkruante kolegia juaj e dashur Zonja Spiropali! Gjithsesi mos e konsideroni te mbyllur se ende ka vend për një kryekreshnik dhe bëmat e tij!

Ju falënderoj për prezencën, por jo për mënyrën se si mbrojtët një buxhet pa ju munguar retorika qe nuk është buxhet bazuar mbi propagandën, i vogël e në hall për një kulture plot halle! Gjithsesi ky buxhet qe nuk është buxhet nuk reflekton nevojat e kulturës si produkt identitar i këtij kombi, si nevojë shpirtërore dhe projektim turistik !

Zonja ministre dhe një gjë, Vili Brand kërkoi falje për krimet e nazizmit ndaj hebrenjve! Unë si deputet i opozitës mundohem te kërkoj falje për ato që i kërkoj si gabime te qeverisjes se djathte në këtë vend! E nuk ndihem aspak keq! Ju a mund të kërkoni falje pëe triumfin e sallamit në Butrint dhe betonizimin e tij dhe Velieren me shëmtinë e saj urbane! Meqenëse është rasti doja te di keni patur një slogan prej vitesh “edukim nëpërmjet leximit” sa e keni edukuar këtë milet këtë shoqëri, e keni matur sa u lexua sa dhe si u edukua?

Margariti: E shikoj që patjetër ka nevojë për më shumë takime, unë do t’ju flisja jo vetëm për eposin, por edhe për nisma të tjera, siç kemi itinerarin fishtian, një projekt jo se nuk gjen hapësirë në buxhetin e shtetit, por arrin të implementohet edhe me donatorë të tjerë. Me shumë dëshirë do t’ju  riafrohem kur të më thërrisni për çështje konkrete sepse dita e diskutimit të buxhetit nuk është e mjaftueshëm për kuklturënb

Gjekmarkaj: Fishtën e trajtuat si poet lokal, sikur të ishte një zborist nga ata që shkruanin poezi, por në fakt është poet i kombit. Qeveria e  la 150 vjetorin në harresë. Bashkia e Lezhës bëri sa mundi dhe sa diti, por Gjergj Fishta është edhe i Vlorës edhe i Shkodrës edhe i Lezhës

Margariti: Nuk mund të biem në grackën e kritikës.

Gjekmarkaj: Nuk është grace, 150 vjetori është moment që e kthen Fishtën në klasik. Fishta i përket 3 brezave.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *