Në duart e privatit edhe Infrastruktura e Çelësave Publikë! Qeveria s’ndalet, pas skandalit me publikimin e pagave jep me koncesion sistemin për ruajtjen e të dhënave









ADA HAZIZOLLI/ I planifikuar në projektbuxhetin për këtë vit me një fond rreth 2 milionë dollarë, qeveria ka konkretizuar një ditë më parë vendimin për të dhënë me koncesion Infrastrukturën e Çelësave Publikë (PKI).

qeveria

Aktualisht, ky shërbim ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, por pas përfundimit të procedurave të tenderimit, ai do të menaxhohet nga një kompani private.

VENDIMI

Nisma vjen pas skandalit të publikimit të databasës me pagat e më shumë se 630 mijë të punësuarve në sektorin privat dhe shtetëror, si edhe publikimit të databases me targat e automjeteve. Në vendimin e djeshëm, përcaktohet vetëm që do të jetë Ministria e Financave, autoriteti kontraktor, për të ndërmarrë dhe zhvilluar procedurat për dhënie me koncesion/PPP për projektin e propozuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë s¸ Informacionit “Për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë”.

Përmes kësaj nisme, të gjitha të dhënat e subjekteve që përdorin teknologjinë me çelësa publikë do t’i besohen një kompanie private. Ky shërbim, pra, pajisja me çelës publik është detyrim për të gjitha bizneset në kuadër të procesit të fiskalizimit që ka nisur prej gati dy vitesh. Por përfshirja e një kompanie private në sistemin e ruajtjes së të dhënave apo kontraktimi i një pale të tretë më shumë sesa siguri, shihet si kërcënim nga ekspertët, duke pasur parasysh nivelin e lartë të sigurisë që duhet të garantohet nga sistemi.

MBI SHËRBIMIN

Por çfarë është Infrastruktura e Çelësave Publikë? PKI është bashkësia e të gjitha organizatave, sistemeve (hardware, software), personelit, proceseve, politikave të sigurisë dhe marrëveshjeve, të cilat mundësojnë funksionimin e teknologjisë me çelësa publikë për një numër të caktuar përdoruesish. Shumë organizata dhe qeveri kanë aplikuar lloje të ndryshme sistemesh PKI-je.

Një nënshkrim elektronik, bazuar në PKI siguron siguri dhe integritet, ndërsa një sistem enkriptimi bazuar në PKI jep sigurimin konfidencial të operacioneve që kanë të bëjnë me të dhëna sensitive. PKI përdor kriptografinë me çelësa publikë, e cila siguron një nivel sigurie të lartë për ruajtjen dhe transmetimin e informacioneve dhe të dhënave. PKI-ja lindi si nevojë rritjes së sigurisë së transaksioneve bankare dhe ruajtjen e të dhënave sensitive në shoqërinë tonë, duke pasur parasysh evolucionin dhe përdorimin gjithnjë në rritje të telekomunikacioneve dhe tregtisë elektronike.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *