“Ne duhet ta tejkalojmë pandeminë”, Gjermania do që G7 të fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike

Gjermania dëshiron që ta shfrytëzojë kryesimin e Presidencës së Grupit të Shtatë vendeve (G7) që të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit dhe të forcojë përpjekjet për përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit.

Kështu tha më 1 janar ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.
“Gjermania ka marrë kryesimin e Presidencës së G7-s për vitin 2022 – shtetet e G7-s qëndrojnë për liri, demokraci dhe përparim”, shkroi në Twitter Lindner.

“Duke pasur këtë në mendje, ne duhet ta tejkalojmë pandeminë dhe të nxisim rimëkëmbjen ekonomike globale”, shtoi ai.

Lindner është lider i partisë Demokratët e Lirë, që është partnerja e vogël e koalicionit të Qeverisë gjermane, të kancelarit Olaf Scholz.

Ministri i Financave tha po ashtu se ai dëshiron që në takimet e ardhshme të ministrave të Financës së G7-s, agjenda e bisedimeve të përqendrohet në çështjen e digjitalizimit dhe ndryshimeve klimatike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *