“Në emër të popullit”/ Ideja e vjetër e Edi Ramës për legalizimin e kanabisit që sot “e shiti” si nevojë të njerëzve









Gazeta Shqiptare/ Dy vite më parë, në maj 2020, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria po përgatiste draft-propozimin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ai tha se nisma do të miratohej brenda sesionit parlamentar.

edi rama 5

Por nisma, as nuk u pasua nga një draft propozim dhe as kaloi për votim në Kuvend. Kryeministri Edi Rama, në prani edhe të ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, më 9 maj 2020, njoftoi:

“Kemi thuajse një vit që po punojmë për këtë dhe për pak ajo (nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore) do të jetë gati. Kështu që, shumë shpejt drafti do të jetë gati dhe do të hapet pastaj për diskutim publik”.

Asokohe, ekspertë të ekonomisë thanë se kjo ishte një nismë e parakohshme për shkak të informalitetit. Rama u tërhoq, por vetëm përkohësisht.

Ai e shiti sot sikur ka nje kerkese te popullit per legalizim kanabisi, ndërkohë që ky është një projekt i vjetër që nga koha e Koço Kokëdhimës. Ish-deputeti insistoi shumë për t’ja arritur qëllimit, por pa sukses.

Kanabisi i kushtoi jo vetëm karrierën Saimir Tahirit, por e mbylli atë pas hekurave. Hashashi është quajtur gjithnjë një plagë sociale për Shqipërinë.
Por, pasi i skartoi ndër vite të gjithë “kanabistët”, Edi Rama vendosi ta legalizojë hashashin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në emër të popullit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.