
Festa e Birrës në Korçë zhvillohet për të 17 vit radhazi. Turistë nga i gjithë vendi dhe të huaj do të jenë pjesë e festës më të madhe verore.
Menaxherja e “Shtëpisë së Birrës”, Arsenida Gjiriti në një intervistë për gazetaren Lorena Kodra ka ftuar të gjithë turistët që të mos humbasin shijen e Birrës Korça.
Gjithashtu ajo sqaroi se “Shtëpia e Birrës” ka ardhur me një risi dhe se do të shërbehet me një çmim promocional për të gjitha netët e festës së birrës.
“Ofrohet një gatim tradicional dhe padyshim birra më e mirë, Birra Korça. Këto ditë kemi vendosur një çmim promocional për klientët tanë. I uroj të gjithë shqiptarëve që gëzojnë festën me birrën Korça”, u shpreh menaxherja e Shtëpisë së Birrës Korça.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al