Në Francë i vendosin vulën: Mbape nuk rinovon me PSG










Kilian Mbape nuk rinovon me PSG, por as nuk ka ndër mend të lëvizë gjatë kësaj vere me destinacion Realin. Zërat e ditës së fundit në mediat spanjolle kanë gjetur përgjigje në burme pranë klubit, që kanë shpjeguar për “Le Parisien” situatën me sulmuesin.

https___s3-images.sportbible.com_s3_content_bf51905261036a0658322c799b76e483

Sipas gazetës, lojtari është kthyer në stërvitje me PSG-në i bindur se nuk do të ndryshojë ekip gjatë verës. Përforcimet e fundit të PSG-së i kanë dhënë optimizëm se këtë edicion klubi mund të bëjë përsëri hapin e madh drejt fitores së Ligës së Kampioneve.

Por njëkohësisht, gazeta insiston se Mbape nuk ka rinovuar me PSG-në dhe për momentin “nuk janë kushtet e duhura” për një kontratë të re mes palëve. Klubi do të mundohet gjatë këtij vitit që të bindë futbollistin të rinovojë kontratën e tij. Por asgjë nuk është e sigurt, me Real Madrid që është në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë, si interesuari i parë në këtë çështje dhe preferencë personale e futbollistit në momentin kur ai të largohet nga PSG.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *