“Në fushë 13 Champions, mezi presim të përballemi”, Klop: Salah dhe Ibrahimoviç, duam spektakël nga dueli









Pas fitores minimale në kampionat, Jyrgen Klop mund të vendosë të lërë pushim disa lojtarë në ndeshjen e sotme në orën 21:00 kundër Milanit në Champions. Mundësia i krijohet nga kualifikimi i garantuar, me gjermanin që analizoi edhe aspekte të tjera të sfidës në konferencë për shtyp.

klop 1

Rrotacion total apo titullarët e zakonshëm?

Duke parë situatën, disa ndryshime mund t’i bëj. Nevojiten energji për të parë një ndeshje të bukur. Personalisht mezi po pres të fillojë ndeshja në “San Siro”. Ibra, Salah, në fushë do të ketë shumë kampionë.

Pra, Salah do të luajë?

Të shohim, fundja pa hedhur 11 lojtarë në fushë nuk luajmë dot. Mund të rikuperojmë ndonjë lojtar, por me mjekët do të flas vetëm nesër (sot). Unë do të mundohem të hedh në fushë më të mirët.

Kush vendos për rinovimin e Salahut?

Po shohim dhe do të vendosim pak më vonë. Rinovimi i një kontrate nuk vendoset duke u ulur në një kafene.

Duke marrë si bazë intervistën e tij në arabisht, mund të them se deklaratat e tij janë interpretuar keq. Ai ndihet mirë në Liverpul e unë jam i lumtur.

Do të këmbëngulni ta mbani me çdo kusht?

Do flasim, disa gjëra bëhen spontanisht. Kemi pasur disa dëmtime dhe Mane e Firmino kanë luajtur më pak, por kjo nuk zbeh gjërat e mëdha që Salah ka bërë në sezonet e fundit me ne.

Mendoni se ndonjë lojtar do të shërohet përpara ndeshjes me Milanin?

Jam në duart e doktorëve e nuk mund të them asgjë konkrete. Duhet të pranoj vendimet e tyre dhe të përballem me atë që është realiteti. Kemi lojtarë që mungojnë prej disa ndeshjet dhe ata që janë mirë fizikisht duhet t’i menaxhojmë sa në mirë. Për fat, gjatë ndeshjeve mund të bëj pesë zëvendësime, çka më jep mundësinë të mos sfilis shumë futbollistë.

A është pjesa më e vështirë e punës suaj menaxhimi i atyre që luajnë më pak?

Nuk e di nëse është aspekti më i vështirë i punës sime, por është një nga ato detyra që një trajner nuk mund të shmangë. Të gjithë futbollistët duhet të ndihen të dobishëm për skuadrën dhe unë kujdesem shumë për këtë. Nga ana tjetër, djemtë duhet të stërviten sa më mirë e në fund jam unë ai që merr vendimet se kush do të luajë titullar e kush nga stoli. Duket e thjeshtë, por nuk është edhe aq.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.