Në Gjermani mund të izolohen edhe të pavaksinuarit

21:20 19/11/2021

Në Greqi qytetarët e paimunizuar, s’do hyjnë në ambiente të mbyllura

Gjendja e koronavirusit në Gjermani është aq e rëndë sa nuk mund të përjashtohet një bllokim, duke përfshirë edhe personat që janë vaksinuar.

Ne tani ndodhemi në një situatë ku nuk mund të përjashtojmë asgjë“,  tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në një konferencë shtypi.

Spahn deklaroi se Gjermania është në bisedime me Pfizer dhe kompani të tjera për të porositur ilaçe për trajtimin e Covid-19.Po ashtu do të kërkohet vaksinimi i  detyrueshëm për stafin mjekësor dhe ata të azileve.

Duke folur nga Berlini, Lothar Wieler, kreu i Institutit të Shëndetit Publik ”Robert Koch” , u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Sipas Wieler, spitalet janë në limitet e tyre në shumë rajone dhe rritja e normave të vaksinimit nuk do të jetë e mjaftueshme për të frenuar pandeminë. Rritja e të infektuarve me Covid detyron autoritetet greke të marrin disa masa kufizuese, por edhe për të nxitur vaksinimin. Kryeministri Kiriakos Mitsotakis u shpreh se qytetarët e pa imunizuar , nuk do të lejohen të hyjnë në ambiente te mbyllura.

 “Nga e hëna e ardhshme, të gjithë qytetarët e rritur të pavaksinuar, përveç hotelerisë, nuk do të hyjnë në ambiente te mbyllura. As me testet negative. As në kinema, teatro, muze apo palestra. Është një masë mbrojtëse e dhe sigurisht një nxitje indirekte për t’u vaksinuar. Së dyti, certifikata e hyrjes në ambiente të mbyllura për personat e vaksinuar mbi 60 vjeç nuk vlen pas shtatë muajsh”.

Si masë tjetër Mitsotakis njoftoi shtrirjen e orarit në sektorin publik dhe privat në mënyrë që të mos ketë përqendrim të madh njerëzish në ambientet e punës. Ai ka përsëritur se do të përforcohet edhe më tej sektori shëndetësor me ndihmën e sektorit privat dhe e përfundoi mesazhin e tij duke bërë përsëri thirrje për vaksinim, si mënyra e vetme për të përballuar pandeminë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.