Në Holandë po votohet në kishë

14:34 16/03/2021

Objektet e kultit u kthyen në vendvotime për të shmangur infektimet

Kishat janë ndër ndërtesat e pazakonta që po përdoren si ambjente në zgjedhjet e përgjithshme holandeze që nisën të hënën. 

Vendimi per t’i kthyer objektet e kultit në vendvotime erdhi pasi autoritetet qeveritare kërkuan hapësira mjaft të mëdha për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Në kishën neo-baroke De Duif të Amsterdamit, pranë kanalit Prinsengracht, banorët mbajtën radhë nëpër anije për të hedhur votën e tyre në ditën e parë të zgjedhjeve.

Për shkak të akustikës së saj, kisha, emri i së cilës do të thotë “pëllumbi”, shpesh pret koncerte, por tani ajo po pret votuesit, shumica e të cilëve thanë se ndiheshin të sigurt. Votimi i hershëm u mendua për më të moshuarit.

Një nga udhëheqësit më jetëgjatë të Evropës, kryeministri Mark Rutte pritet të fitojë mbështetjen të mjaftueshme për të siguruar një mandat të katërt në këto zgjedhje.

Sondazhet tregojnë se konservatorët e Rutte mund të marrin rreth 21-26% të votave, krahasuar me 11-16% për rivalin e saj më të afërt, Partinë e Lirisë anti-Islam të Geert Wilders, e cila kryeson opozitën parlamentare.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *