“Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë”/ Olta Xhaçka pret ministrin gjerman, ja qëndrimi i Roth për Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë






Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi sot një takim me Ministrin gjerman të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth, i cili po zhvillon një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

min7

Ministrja Xhaçka nënvizoi se vizita e Ministrit Roth është një tjetër sinjal i qartë i angazhimit të Gjermanisë në mbështetje të proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor.

Ajo vlerësoi qëndrimin dhe angazhimin e Berlinit zyrtar, jovetëm gjatë presidencës së BE-së, por edhe më pas, për arritjen e një konsensusi në gjirin e BE-së mbi miratimin sa më të shpejtë të Kuadrit Negociues dhe zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë. Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse shikoni se sa punë është bërë që nga vendimi i Këshillit të Marsit 2020, pavarësisht nga fakti se 15 muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në historinë tonë, ju e kuptoni se sa të përkushtuar dhe të përgjegjshëm jemi ndaj procesit të integrimit”, tha ministrja Xhaçka gjatë takimit dy palësh.

Ministri Roth ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të mbajtjes së Konferencave të para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda presidencës portugeze të BE-së.

Ai konfirmoi se Gjermania së bashku me vende të tjera partnere të BE-së janë angazhuar fuqimisht për të sheshuar sa më shpejt të gjitha mosmarrëveshjet ekzistuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të arritur objektivin e caktuar.

min

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *