Në Itali 7 mln persona nuk mund të përballojnë pushimet verore

22:50 03/08/2021

Spanja, Greqia dhe Franca destinacionet e preferuara turistike të italianëve

Jo vetëm për shkak të kufizimeve të udhëtimeve ose problemeve të tjera që lidhen me pandeminë e koronavirusit, shumë italianë ka gjasa se nuk do të shkojnë me pushime  verore këtë vit.

Arsyeja kryesore që  do të  lëre  7 milionë  italianë  pa pushime mbetet mungesa e parave.

Një raport nga Konfederata e Sindikatave Evropiane  paraqet një  panoramë  të  situatës të 27 vendeve anëtare ku të paktën 35 milionë qytetarë nuk mund të përballojnë pushimet për arsye ekonomike. Nga këto të dhëna rezulton se mbi shtatë milionë janë italianë, numri më i lartë në terma absolutë, i ndjekur nga Spanja (4.7 milionë), Gjermania (4.3 milionë), Franca (3.6 milionë) dhe Polonia (3.1 milionë).

Pagat minimale kanë  lënë  në  varfëri  shumë  qytetarë  evropianë . Sindikatat apelojnë  për paga të  drejta  në  mënyrë  që  pushimet verore të  mos jenë një luks vetëm për personat e privilegjuar. Qytetarët italianë që kanë bërë gati valixhet për këtë verë  janë 17 milionë, 34% e tyre, e barabartë me 5.8 milionë deklarojnë se tashmë kanë anuluar të paktën një nga rezervimet, 66%  e italianëve janë gati të anulojnë pushimet që tashmë kanë rezervuar, nëse indekset e kurbës Covid do të rriten.

Greqia ,Spanja dhe Franca mbeten destinacionet e preferuara të italianëve por një  pjesë  e tyre dëshirojnë  të  vizitojnë  Evropën Veriore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *