Në Itali me ty, për TY!

ne itali me ty per ty
ne itali me ty per ty

Ndër debatet më të shpeshta, të shtruara mes miqsh e tryezash të larmishme, është ajo që vërvitet rreth identitetit kolektiv dhe atij individual. Peshorja mënjanon sa nga njëra përgjigje në tjetrën, në varësi të argumenteve pro dhe kundër.

Për të kuptuar se cila përgjigje është e duhura, mjafton një udhëtim. Jo të largët, përkundrazi. Mjafton të nxitesh paksa nga kureshtja, të ushqesh shpirtin spontan dhe…fare pranë ke Italinë.

Ky vend fqinj është sa i ngjashëm me Shqipërinë, po aq edhe i ndryshëm. Bukuria e kontrastit ndihet kudo. Qytetet frymojnë histori mijëravjeçare dhe çdo gur, çdo mur dhe çdo ndërtesë ka diçka për të treguar.

Ty s’të mbetet veçse të dëgjosh, veshësh lavdinë e Perandorisë Romake, të kapërcesh drejt Mesjetës, si dhe të frymëzohesh nga Rilindja.

Një kapërcim i tillë në kohë, zgjat kaq pak me Albawings! Vetëm 1 orë e 29 minuta. Ç’është më e rëndësishmja, nuk njeh kurrfarë barriere, edhe kur bëhet fjalë për çmimin e biletës.

Për vetëm 24.88 €, ti njeh strehën e identitetit italian. Dhe jo si një turist, të mos keqkuptohemi, por si një udhëtar. I etur dhe i uritur, për të njohur veten përmes tjetrit.

Me këtë tarifë thuajse të papërfillshme, interpreton dëshirën për një pjatë “spaghetti alla bolognese” në kryeqytetin e shijes dhe specialiteteve.

Gjithashtu kupton arsyen përse je artdashës, duke fluturuar drejt punës së mendjeve më të ndritura të të gjitha kohërave. Në muzeumet e Firences, ku tjetër?

Edhe kërkimeve të tua për atë lloj bukurie që të lë pa frymë, u vjen fundi papritur e pa kuptuar në Venecia – në qytetin e perëndimeve mbresëlënëse dhe shëtitjeve me gondola.

Sa e sa qytete të tjera italiane premtojnë një udhëtim të mrekullueshëm; Ancona, Bari, Bergamo, Genova, Perugia, Pisa, Verona

Në të vërtetë, e gjithë Italia të imponon një listë pyetjesh që kërkojnë përgjigje. E vërteta është se do të surprizoheni për mirë. Këtij vendi fqinj, nuk i flet vetëm trashëgimia historike, ajo kulturore apo arkitektonike.

I flasin njerëzit e qeshur dhe social, të cilët, si vetë vendi i tyre, paraqiten të afërt me ty në sjellje e mendësi dhe të ndryshëm, për gjithfarë arsyesh.

Je gati për një eksperiencë ndryshe, të paharrueshme?

Rezervo në www.albawings.com dhe zbulo një Itali të tërë me Albawings!

www.instagram.com/albawings/

www.facebook.com/albawingsairline/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts