Në Itali nuk do të ketë masa anti-Covid gjatë krishtlindjeve

20:14 07/11/2021

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza deklaroi se vendi mund të përballojë një valë të katërt covid-19

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza u shpreh se Krishtlindjet në Itali do të festohen njësoj si para pandemisë.

Në një intervistë për gazetën italiane Corriera della Sera ministri shpjegoi se vendi i tij është i gatshëm për të përballuar me  një  valë të katërt covid-19 dhe kjo falë procesit të vaksinimit ,pasaportave shëndetësore dhe mbajtjes së maskave.

Speranza shpjegoi se për momentin nuk  është planifikuar asgjë por u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes pasi dimri është stina më e vështirë .Ai ftoi italianët të  mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën sociale . Ndërsa për sa i përket të gjithë atyre personave  që kanë menduar për pushimet jashtë vendit ai i inkurajoi ata të pushojnë në vendin e tyre gjatë festave të fundvitit.

Duke folur për situatën epidemiologjike në Itali ai bëri të ditura edhe planet e qeverisë së kryeministrit Mario Draghi ku u shpreh se synohet të vaksinohet të paktën 50 % e fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Ministri italian bëri dhe një krahasim me vendet e tjera evropiane lidhur me situatën e Covid-19.

Ai u shpreh se nëse Italia është më mirë se Gjermania, Franca, Britania e Madhe, kjo është vetëm “shifrës  së mrekullueshme” siç e cilësoi ai prej 46 milionë e 716 mijë italianëve që kanë marrë të paktën një dozë”, si dhe heqjen graduale të kufizimeve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts