Në Izrael nuk mjaftojnë as dy doza vaksine për të qenë ”plotësisht të lirë”

Dy doza vaksine nuk mjaftojnë për të jetuar të lirë në Izrael. Tashmë ky shtet po bën presion, që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës, ndryshe nuk do të lejohen të hyjnë në restorante, palestra dhe shumë vende të tjera.

“Pasaporta e gjelbër” po lëshohet për ata që kanë bërë dozën e tretë të vaksinës, ose që u shëruan kohët e fundit nga COVID-19, duke zëvendësuar një sistem të mëparshëm që kërkonte vetëm dy doza vaksine.

Duke filluar nga e marta, pronarët e dyqaneve, bareve dhe organizatorët e eventeve të ndryshme do të duhet të skanojnë barkodin dixhital të një klienti para se të lejojnë hyrjen. Do të ketë disa përjashtime, të tilla si muzetë dhe bibliotekat.

Kjo do të thotë se gati dy milionë njerëz do të humbasin pasaportën e tyre të vaksinimit në ditët në vijim. Kundërshtarët e sistemit e quajtën lëvizjen një formë të vaksinimit të detyruar.

Rreth 37% e popullsisë 9.4 milionëshe të Izraelit kanë marrë një dozë përforcuese. Numri i pacientëve të infektuar me COVID-19 të shtruar në gjendje të rëndë ka rënë ditët e fundit, ashtu siç ka rënë edhe numri i rasteve të konfirmuara ditore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *