“Ne jemi zotuar se…”! Talebanët mesazh SHBA-së: Afati i fundit për t’u larguar, 11 shtatori! (Video)

Talebanët kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’i përmbahen afatit të caktuar për tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani deri në datën 11 shtator. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tyre ditën e sotme.

Në një intervistë për “Sky News”, zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen, tha se presidenti amerikan, Joe Biden, duhet të respektojë marrëveshjen e Dohas të nënshkruar nga administrata Trump vitin e kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator, 20 vite pas sulmeve terroriste.

“Ne jemi zotuar se nuk do t’i sulmojmë ata, ne nuk i kemi sulmuar ata”, tha Shaheen, referuar amerikanëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *