“Në kabinetin e Ramës ka non-grata”, Çollaku: PS marrëveshje me Rithemelimin për rrëzimin e Rezolutës së Kosovës, më thanë se morën urdhër

ne kabinetin e rames ka non grata collaku ps marreveshje me rithemelimin per rrezimin e rezolutes se kosoves me thane se moren urdher
ne kabinetin e rames ka non grata collaku ps marreveshje me rithemelimin per rrezimin e rezolutes se kosoves me thane se moren urdher

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, i ftuar në studion e Neës24 ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te Samiti i Procesit të Berlinti dhe vizita e Presidentit francez Macron.

Sa i përket mbajtjes së Samitit në Tiranë, ai u shpreh se ky ishte një lajm shumë i mirë për rajonin dhe vendin, ndërsa shtoi se ky event ka “varrosur përfundimisht” idenë e OpenBalkan.

Ai zbuloi se Tirana u zgjodh për mbajtjen e Samitit nga BE dhe nuk ishte një meritë e qeverisë Rama. Sipas tij Tirana u zgjodh për shkak të faktorit shqiptar në Kosovë, Maqedoni, por edhe Mal të Zi, si edhe pozicionimit të Beogradit më pranë Rusisë dhe Kinës

Sa i përket çështjes së Kosovës, Çollaku u shpreh se amendamentet e propozuara nga ai për Rezolutën për Kosovën u rrëzuan si pasojë e një marrëveshjeje mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit të udhëhequr nga Sali Berisha.

Ai zbuloi se mbi 5 deputetë të mazhorancës, pa përmendur emra, i kanë thënë pas votimit se amendamentet e kërkuara nga Çollaku ishin të drejta, por ata ishin urdhëruar për të votuar kundër.

Sakaq, ai vijoi duke thënë se në kabinetin qeveritar të kryeministrit Rama ka disa persona të cilët janë shpallur non-grata nga një aleat strategjik i Shqipërisë.

“Samiti i mbajtur në Shqipëri ishte një lajm shumë i mirë për vendin dhe Ballkanin, pasi përfundimisht varroset projekti i rrezikshëm i Open Balkan. Në Open Balkan Serbia ishte lokomotiva e procesit.

Rama ka insistuar për Open Balkan dhe e vuri si një bast të jetës së tij, ndërsa më pas doli dhe tha se ka përfunduar si projekt. Edhe angazhimi i Scholz e varros çdo shpresë për Open Balkan. Berisha ka të drejtë në artikulimin e tij për këtë.

Samiti nuk është meritë e qeverisë së Edi Ramës. Nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dy epiqendrat e mëdha janë Shqipëria dhe Serbia. Nga 6 vendet në 4 nga to ka dy shtete shqiptare, një shtet si Maqedonia ku faktori shqiptar përcakton dhe në Mal të Zi janë faktor ndikues. Ose do bëhej në Beograd, ose Tiranë, Si mund të bëhej në Beograd kur ata kanë tendencë për t’u afruar me Rusinë dhe Kinën.

Edi Ramës i intereson të qëndrojë në zonën gri, ndaj nuk kërkoi as një datë konkrete për integrimin në BE as gjatë konferencës me Macron, njeri i cili është ndër personat që vendos fatet e Evropës.

Shqipëria është anëtare e çdo organizimi kombëtar dhe ka rolin për të folur për Kosovën në këto organizma. Unë kërkova 3 amendamente për të shtuar në rezolutën për Kosovën. T’i bëhej kërkesë BE-së që të ndikojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga këto shtete. Më e rëndësishme se njohja e Serbisë është njohja nga këto 5 vende.

Kërkova që parlamenti t’i drejtohej BE-së ku të kërkohej tërheqja e sanksioneve ndaj Kosovës. Të gjitha u rrëzuan, por çudia më e madhe është se kishte një marrëveshje mes PS dhe Rithemelimit për ta rrëzuar. Kjo më çuditi dhe më lëndoi.

Parlamenti ka 140 deputetë, 40 deputetë nuk morën as pjesë në votim. As nuk reaguan. Sepse u dukej i papranueshëm ai tekst. Edhe shumë deputetë të mazhorancës më thanë se teksti ishte i drejtë, por ishin urdhëruar për të mos e votuar. Ishin 5 ose 6 prej tyre, por nuk i them.

Rama ka në kabinetin e tij persona të shpallur non-grata nga një aleat strategjik i yni. Ka në grupin parlamentar po aq të tjerë të shpallur non-grata nga ky vend. Kryeministri duhet t’i zbulojë. Do vijë dita dhe emrat do publikohen një ditë, por për korrektësi i takon Ramës t’i zbulojë dhe të distancohet”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts